Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

KONTEKSTI/ E pathëna e deritanishme për 25 prillin: kë (s)preferojnë ndërkombëtarët në pushtet?

by te Sheshi
12/02/2021
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 4 mins read
A A
KONTEKSTI/ E pathëna e deritanishme për 25 prillin: kë (s)preferojnë ndërkombëtarët në pushtet?

Zgjedhjet e pritshme të 25 prillit nuk janë si të tjerat në kontekst; janë shumë më delikate, delikate sidomos për shkak të daljes jashtë shinave të Metës, edhe me paralajmërimet e fundit se nuk do mund ta njohë Ramën si fitues; por ndër të tjera, duket se e kanë të parathënë rezultatin, së paku nga ajo që ndihet në ajër, e cila korrespondon me atë që thonë deri më tani sondazhet e atyre që konsiderohen kompani serioze dhe me prestigj në këtë fushë. Pra, që Rama po shkon drejt mandatit të tretë, dukë bërë kështu që të zhbëhet rendi i deritanishëm i dy mandateve. Dhe kur ke parasysh tipoligjinë politike të Ramës, kjo ngjan mëse e natyrshme. Nëse nuk do ishte Arben Ristani në 2011, Rama do kishte mandatin e katërt në Tiranë, shtoi kësaj faktin që edhe pse minus 10 vjet nga aktivizimi politik në post-komunizëm, ka bilancin më pozitiv elektoral në pluralizëm.

Zgjedhjet e 25 prillit, e pathënë deri më tani, kanë brenda peshën e Reformës në Drejtësi, e kjo bën që aksionarët kryesorë të saj, sidomos SHBA, të mos ketë dilema për atë që nuk do në qeverisje pas kësaj datë, më shumë se atë që do.

Eshtë rasti për të thënë që patjetër ndërkombëtarët kanë preferencat e tyre në një palë zgjedhje, aty ku ata kanë një rol për të luajtur. Në diskutim është a ndikojnë apo si ndikojnë, por jo se a preferojnë. Patjetër që preferojnë. Madje kështu nisi historia e pluralizmit shqiptar dhe kështu preku PD-ja për herë të parë pushtetin më 1992. Kujtoni precedentin “Rayerson” krah dhe pro Berishës.

Ka ndodhur kjo, por e kamufluar, edhe në zgjedhjet pasuese. Rotacioni i 2005, i cili risolli Berishën në pushtet, pati dhe ai një ngacmim amerikan. Ashtu siç saga “Ristani” me ndryshimin e rezultatin në Tiranë më 2011, për ta kaluar fitoren nga Rama te Basha, ishte dhe me miratimin e heshtur amerikan. Literalisht, SHBA e dënoi procesin, por e lanë të jetë fakt i kryer, gjë që Rama e nuhati fare mirë kur vendosi ta lërë protestat dhe sigurisht Bashkinë, për t’u përgatitur për pushtetin e madh pas dy vitesh. Sepse ky ishte mesazhi: Lëri të njollosen dhe më dhe bëju gati për qeverisje pas dy vitesh. Bashkinë aty e ke, e rimerr sërish.

Ndaj, duke u rikthyer te 25 prilli në ardhje, duke parë dhe panoramën aktuale dhe nuancat e protagonizmit të mbasadores Kim, nuk do shumë sforco për ta kuptuar se SHBA nuk do donin që Reforma në Drejtësi të katandisej “në mëlçi në qafën e ujkut”, ku ujku në këtë rast është dyshja Berisha – Meta, të përforcuar gjithnjë e më shumë si dyshja reale që tenton të rimarrë pushtetin më 25 prill.

Një ditë më parë, nga një kritik i fortë i Ramës në media, u theksua se deklarata e ambasadores Kim mbi garancinë e dhënë nga Rama për Tom Doshin, ishte një konfirmim i mandatit të tretë. Ndërkohë, muaj më parë, po nga ambasadorja Kim, u tha fraza se “qeveria po punon mirë…”, referuar një zhvillimi të caktuar.

Nga ana tjetër, nuk mund të mos vihet re një krizë ftohtësie e pandodhur deri më sot mes opozitës dhe faktorit ndërkombëtar. Rrënjët sigurisht që janë te ajo çfarë ndodhi më 2019, me djegien e mandateve dhe bojkotin e zgjedhjeve. Por janë gjithashtu dhe te vijimi i të njëjtave qëndrime lidhur me Reformën në Drejtësi, të një lufte me të. Dhe nuk ka rëndësi që t’i ketë Basha, siç realisht nuk i ka, mjaft që i ka Berisha dhe Meta, të skanuara qartë nga SHBA dhe BE dhe të “mbajtura shënim”.

Dhe, nëse Basha do ishtë vërtet nuhatës, gjithashtu parimor dhe i distancuar nga kjo dyshe në armiqësi me ndërkombëtarët për shkak të Reformës në Drejtësi, këtë të fundit do e kishte pikën e parë të programit të partisë së tij e jo “dhuratat virtuale” në euro ofruar qesim e “pa laps”. Ndërsa Reforma në Drejtësi në fakt është e paimagjinueshme deri më tani se mund të ekzistojë apo artikulohet nga PD. Ashtu siç është e paimagjinueshme që mund të potencohen fort, apo dhe që mund të ekzistojnë në program, sfera apo sektorë prej së cilave s’artikulohen dot premtime populiste të tipit “ne do u japim x euro ose lek”. Fjala bazë “reformë” e një programi politik, është e munguara e madhe, gati ulëritëse, në programin e Bashës. Kështu dhe ajo e Drejtësisë. Dhe nëse ka një kërshëri të ndërkombëtarëve mbi këtë program, të SHBA dhe BE, është pikërisht ajo që ka bëjë me artikulimin prej Bashës të Reformës në Drejtësi, që është dhe pritshmëria e tyre kryesore ndaj tij, e përkthyer si kërkesë për t’u çliruar nga Berisha, si kusht për t’u ndjerë i relaksuar në raporte: ai me ta dhe ata me të. Sepse, edhe kjo nuk do shumë sforco: nuk ka ndodhur që 30 vjet që një personazh politik t’i ketë gati zero raportet me ndërkombëtarët, qoftë dhe ato korteziale apo thjesht miqësore, siç po i ka Basha. Nga ana tjetër, gjuha nganjëherë dhe e athët e Ramës me ndërkombëtarët, është tregues i komoditetit që ai ka garantuar në raportet me ta, duke e ditur se sido-sido, edhe për shkak të Reformës në Drejtësi, por dhe për shumëçka tjetër, përfshirë dhe sensin komunikues, mbetet i preferuari i tyre.

Duke qëndruar sërish te plani ndërkombëtar me fokus 25 prillin, Rama ofrohet në këtë zgjedhje me dhe një mik të fortë nga pas, presidentin Erdogan. Relativizimi në këtë rast se Turqia është mike e Shqipërisë sot e në çdo kohë, pa bërë diferencime mes partish, nuk vlen në këtë rast. Kjo është thjesht parim. Në detaje, mbështetja e Erdoganit për Shqipërinë nën ndikimin e raporteve të tij me Ramën është e paprecedentë. Por a do ndikojë Erdogan në kahjen e votës më 25 prill? Jo! Por ai ka të drejtën të përçojë preferencën e tij se kë do donte në pushtet, edhe gjeopolitikisht, por për shkak të programit të tij milionësh për të investuar në Shqipëri. /tesheshi.com/                            

Related Posts

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?
Politikë

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

03/07/2025
Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?
Diplomaci

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor
Kryesore

Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor

03/07/2025
Next Post
Komandanti në ushtrinë izraelite: Ç’po na frikëson nga Hamas

Komandanti në ushtrinë izraelite: Ç’po na frikëson nga Hamas

Masat COVID: Policia ndëshkon dhe qeverinë, Meta irritohet për LSI-në

Masat COVID: Policia ndëshkon dhe qeverinë, Meta irritohet për LSI-në

E PAMUNDURA/ Debat mbi gratë në Parlamentin Europian: A është arritur barazia gjinore?

E PAMUNDURA/ Debat mbi gratë në Parlamentin Europian: A është arritur barazia gjinore?

TË FUNDIT

  • Të fundit
Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

03/07/2025
Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

03/07/2025
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni