Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Kontejnerët nëntokësorë ngelen dekor, Prishtina qelbet nga kundërmimi i kazanëve në sipërfaqe

by te Sheshi
07/05/2015
in Kryesore
Reading Time: 4 mins read
A A
Kontejnerët nëntokësorë ngelen dekor, Prishtina qelbet nga kundërmimi i kazanëve në sipërfaqe

Nga Bashkim Kastrati

Edhe pse që nga muaji shtator i vitit 2013 ka filluar ndërtimi i 12 kontejnerëve nëntokësorë në qendër të Prishtinës, ata kanë mbetur vetëm si dekor, pasi që nuk janë vënë në përdorim fare. Ndërtimi këtyre kontejnerëve ishte tejzgjatur dhe ka përfunduar në fund të vitit të kaluar, por tash e disa muaj puna ka ngecur këtu.

Këta kontejnerë nëntokësor nuk po funksionalizohen, për shkak se nuk ka kamionë me mekanizëm të përshtatshëm për të ngarkuar dhe zbrazur mbeturinat nga kontejnerët. Menaxhmenti i kaluar kur ka filluar ndërtimin e kontejnerëve nëntokësor si duket nuk e ka planifikuar se kamionët e thjeshtë nuk mund të jenë të përdorshëm, ndërsa menaxhmenti aktual ende nuk ka arritur që të blejë kamionë të tillë, me arsyetimin se kompanitë që kanë ofertuar në tenderin për këta kamionë kanë pasur oferta të papërshtatshme.

kontejnere 5Pra në situatën aktuale qytetarët do të vazhdojnë që edhe në qendër të qytetit të përballen me kundërmimin e kontejnerëve mbitokësor, të cilët janë gjithmonë të stërmbushur dhe përveç kundërmimit të madh edhe po e shëmtojnë qytetin.

Ndërsa afër kontejnerëve në fjalë, gjenden ata nëntokësor që aktualisht po shërbejnë vetëm si një dekor.

Kontejnerët nëntokësorë janë të vendosur në 12 pika në 10 rrugë të kryeqytetit siç janë: “Luan Haradinaj”, “UÇK”, “Agim Ramadani”, “Garibaldi” Rexhep Luci”, “Fehmi Agani”, në lagjen Dardania dhe në lagjen “Dodona”.

Zbrazja e këtyre kontejnerëve duhet të bëhet nëpërmjet sistemit hidraulik, me kamionë të posaçëm. Vlera e projektit për ndërtimin e këtyre pikave ka pasur koston prej 235 mijë euro.

kontejnere 3Zëdhënësja e Komunës së Prishtinës Miranda Mullafazliu-Bejta, ka thënë për tesheshi.com se punët ndërtimore për këta kontejnerë kanë përfunduar dhe është proceduar për prokurim

adoptimi i katër kamionëve ekzistues të cilët do të operojnë në heqjen e mbeturinave nga këta kontejner.

“Kontejnerët nëntokësor nuk kanë funksionuar deri më tani ngase punët në tërësi kanë

përfunduar kah fundi i vitit të kaluar dhe adoptimi i kamionëve është anuluar dy herë për shkak të ofertave joserioze, të cilat nuk i kanë plotësuar kushtet në bazë të kërkesave që kamionët të adoptohen sipas modelit të kontejnerëve nëntokësor”, thotë Mullafazliu-Bejta.

Ajo thotë se Komuna e Prishtinës ka planifikuar që brenda këtij viti ndërtimin e edhe të disa kontejnerëve nëntokësor dhe do të vazhdohet prapë në Zonën Qendër për t’i zëvendësuar kontejnerët aktual me ata nëntokësor. Ajo thotë se kjo vlen për vendet ku këtë e lejojnë kushtet teknike për të u vendosur kontejnerët nëntokësor.

kontejnere 2“Kështu do të vazhdojmë deri në përmirësimin e gjendjes se pikave ku janë të vendosur këta kontejnerë si dhe kushtet e menaxhimit të mbeturinave, në mënyrë që të përmirësojmë ambientin ku jetojmë dhe të ruajmë shëndetin publik”, ka thënë Mullafazliu-Bejta, duke mosprecizuar ndonjë afat kohorë se kur mund të kryhen procedurat e radhës së prokurimit dhe të funksionalizohen kontejnerët nëntokësor që janë shumë të domosdoshëm.

Qytetarët: Kontejnerët nëntokësor të domosdoshëm

Qytetarët fillimisht e kanë mirëpritur ndërtimin e kontejnerëve nëntokësor dhe e kanë parë si domosdoshmëri, por shprehen të pakënaqur me faktin se këta kontejnerë nuk janë në funksion, ata kërkojnë që ata të funksionalizohen sidomos tani kur ka filluar ngritja e temperaturave dhe ndjehet edhe më shumë kundërmimi që vjen nga kontejnerët aktual mbitokësor.

Berat Kryeziu ka thënë për tesheshi.com se vendosja kontejnerëve nëntokësor duhet të funksionalizohen sa më shpejt, dhe të shtohet numri i tyre që të zëvendësojnë ata aktual.

kontejnere 1“Këta kontejnerët nëntokësor është e pakuptimtë se si nuk po aktivizohen. Siç po i shihni janë shumë modern dhe shumë të përshtatshëm dhe do të ndikonin që të hiqeshin këta kontejnerët e vjetër që kundërmojnë shumë, sidomos këto ditë kur do të ketë temperatura të larta. Unë mendoj se të gjithë kontejnerët e vjetër duhet të hiqen dhe në vend të tyre të vendosen këta nëntokësor dhe të zgjidhet çështja e kontejnerëve”, thotë Kryeziu.

Edhe Fidan Fetahu, thotë se kontejnerët nëntokësor duhet që të vendosen jo vetëm në zonën e qendrës së Prishtinës, por edhe në pjesët periferike.

“Me rastin kur të vendosën këta kontejnerë duhet që të mendohet edhe ndarja e mbeturinave, sepse aktualisht të gjitha llojet e mbeturinave hedhen në një kontejnerë pa u bërë ndarja e tyre.

Ndërsa presim nga Komuna e Prishtinës që sa më shpejt që t’i aktivizojë këta kontejnerët nëntokësor që tashmë janë të ndërtuar dhe të mos jenë vetëm si dekor”, u shpreh Fetahu./tesheshi.com/

Tags: kontejnere nentokesorePrishtine

Related Posts

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?
Diplomaci

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor
Kryesore

Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor

03/07/2025
“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë  “po”
Kryesore

“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë “po”

02/07/2025
Next Post
Pezullohet kampionati spanjoll

Pezullohet kampionati spanjoll

“Bomba” e radhës e Zaev: MPB ka fshehur informacione për vdekjen e gazetarit Mladenov, duhen hetime të tjera

"Bomba" e radhës e Zaev: MPB ka fshehur informacione për vdekjen e gazetarit Mladenov, duhen hetime të tjera

Historia përsëritet, Gjermania mund sërish 4-3 Shqipërinë

Historia përsëritet, Gjermania mund sërish 4-3 Shqipërinë

TË FUNDIT

  • Të fundit
Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

03/07/2025
Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

03/07/2025
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni