Franca pezulloi konsullen e nderit në qytetin port të Bodrumit në Turqi, pasi raporte televizive thanë se ajo zotëronte një dyqan ku u shiste varka refugjatëve.
Filmime të xhiruara fshehurazi nga televizioni France 2 tregojnë sesi ish-konsullja Francoise Olcay u shiste varka dhe jelekë shpëtimi refugjatëve që përpiqen të mbërrijnë në brigjet greke.
Vetë Olcay, në përgjigje të raportit, tha se refugjatët do t’i blinin tjetërkund gjërat që u duhen edhe nëse ajo nuk ua shiste.
Duke pranuar se është pjesë e tregtisë së sendeve për refugjatët, ajo hodhi dyshime se edhe autoritetet lokale turke janë të përfshira, gjithashtu.
Edhe pse konsujt e nderit nuk janë pjesë e trupit diplomatik, kjo situatë megjithatë e vendos ministrinë e Jashtme franceze në një pozicion të sikletshëm. /tesheshi.com/