Deputeti Tom Doshi është sulmuar nga mbështetësit e PD në Shkodër, menjehere pas përfundimit të mbledhjes për konstituimin e këshillit bashkiak. Sulmi ndaj tij u krye jashtë ambienteve të bibliotekës në Shkodër, ku edhe po mbahej mbledhja e konstituimit të këshillit bashkiak.
“Sot mora pjesë në mbledhjen e këshillit bashkiak si aleat i PS”- ka thënë Doshi, duke shtuar se ata qe nuk morën pjesë në zgjedhje nuk kanë të drejtë të protestojnë.
Mbështetesit e PD-së kanë qëndruar pranë zyrave të këshillit deri në përfundim të këtij procesi ku më pas i kanë pritur me ofendime këshilltarët e rinj. Në këto momente ku nuk munguan as shishet e hedhura në drejtim të deputetit Tom Doshi, i cili nuk raportohet te kete marrur lendime. Nga ana tjetër kryebashkiakja në detyrë e Shkodrës, Voltana Ademi nuk është parë në protestë pasi ka qëndruar në zyrat e bashkisë, teksa insiston se nuk tërhiqet nga pozicioni i saj. /tesheshi.com/