Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Konkurrenca në arsim: Europa triumfon ndaj Amerikës në listimin e universiteteve më të mira në botë

by te Sheshi
02/10/2015
in Bota & Rajoni, Kryesore
Reading Time: 3 mins read
A A
Konkurrenca në arsim: Europa triumfon ndaj Amerikës në listimin e universiteteve më të mira në botë

Europa ia kalon Amerikës në një fushë në të cilën ka qenë gjithnjë e pamposhtur, atë të ekselencës në Arsimin e Lartë. Në klasifikimin e përvitshëm të Times-it. nga 800 universitetet më të mira të planetit, në fakt, për herë të parë, janë më shumë universitete europiane sesa amerikane, që ia kanë dalë të hyjnë në 200 të parat e klasifikimit.

Janë 105 universitete europiane me një rritje të konsiderueshme krahasuar me vitin 2014, kur ishin 87 të tilla, ndërsa ato amerikane nga njëri vit në tjetrin kanë rënë në shifrën e 95 universiteteve.

Kjo rritje në klasifikim për kontinetin e vjetër në fushën e arsimit të lartë i dedikohet në pjesë më të madhe universiteteve britanike: mes 200 më të mirëve, janë 34 që i përkasin Mbretërisë së Bashkuar. Megjithatë në dhjetëshen më të mirë, sërish janë 6 amerikane, 1 zvicerane dhe tre britanike “Oksfordi në vendin e dytë, Kembrixh në vendin e katërt dhe Kolegji Imperial në vendin e tetë.

Por, konkurrenca nga ana e universiteteve në pjesën tjetër të Europës sa vjen e rritet, falë investimeve të shtuara dhe mësimdhënies në anglisht për të tërhequr sa më shumë studentë ndërkombëtarë. Këtë e dëshmon, si analizon Financial Times, prania e Institutit Federal të teknologjisë së Zurihut në vendin e dhjetë, hera e parë në një dhjetëvjecar që një universitet jo amerikan e jo britanik hyn në “top-ten”.

Listimi i së përditshmes londineze Times analizon universitetet mbi bazën e kritereve të tilla si cilësia e mësimdhënies, numri i profesorëve që gëzojnë respektin e studentëve, fondet e përdorura për kërkime dhe kërkesa ndërkombëtare për to.

Këto janë kritere strikte, por klasifikimi i Times-it është një parametër i njohur e i pranuar tashmë.

Shtetet e BAshkuara mbeten lideri botëror në këtë kategori si komb, por nëse krahasohen me 28 vendet e BE-së, ato nuk janë më numri një.

Universiteti më i mirë në botë mbetet amerikan, Instituti i Teknologjisë në Kaliforni, por këtë vit SHBA kanë vetëm 6 universitete në dhjetëshen më të mirë, nga shtatë që kishin më parë e vetëm 39 në njëqindëshen më të mirë, nga 45 që kishin vitin e shkuar.

Mes 200 universiteteve më të mira në botë janë edhe 20 universitete gjermane, 12 hollandeze, 5 franceze, 3 spanjolle dhe 3 italiane.

Ndër aspektet e rritjes së universiteteve europiane është prania gjithnjë e më e madhe e studentëve të huaj me një rritje në Gjermani, p.sh me 6,7 për qind.

Studentët e huaj në Britani nuk po shtohen më aq shumë për shkak të uljes së financimeve publike, kostos së lartë të jetesës dhe tarifave të larta, 12 mijë euro në vit, e për më tepër edhe për shkak të kufizimeve për marrjen e vizave të studimit.

“Universitetet gjermane dhe ato holandeze ofrojnë gjithnjë e më shumë mësime në gjuhën angleze për të tërhequr studentë sidomos nga Kina, në një konkurrencë të qartë me Britaninë e  Madhe për këtë treg”, komentojnë analistët që kanë realizuar listimin. Në Gjermani, kjo varet edhe nga rritja e numrit të të huajve ndërsa në Britani, ata janë më pak të mirëpritur.

Por, ndërkohë Europa feston “fitoren” mbi Amerikën me 105-95 për 200 universitetet më të mira të planetit. /tesheshi.com/

Related Posts

Rezultatet e një telefonate të paralajmëruar
Gjeopolitikë

Rezultatet e një telefonate të paralajmëruar

19/05/2025
Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?
Europa

Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

19/05/2025
Ideja e panjohur e një shteti hebre në Shqipëri
Kryesore

Ideja e panjohur e një shteti hebre në Shqipëri

19/05/2025
Next Post
VIDEO/Ja çfarë ndodh nëse konsumoni hudhër esëll që në mëngjes

VIDEO/Ja çfarë ndodh nëse konsumoni hudhër esëll që në mëngjes

PERSONAZH/ Beni: ultras i Tironës që kur ishte 2 vjeç

PERSONAZH/ Beni: ultras i Tironës që kur ishte 2 vjeç

Nga ark. Ylber VOKSHI*: Revidimi parcial i parkut qendror në Gjakovë

Nga ark. Ylber VOKSHI*: Revidimi parcial i parkut qendror në Gjakovë

TË FUNDIT

  • Të fundit
Rezultatet e një telefonate të paralajmëruar

Rezultatet e një telefonate të paralajmëruar

19/05/2025
Vetëvrasja e një të burgosuri në Fushë Krujë, si dëshmi e një padrejtësie shtetërore

Vetëvrasja e një të burgosuri në Fushë Krujë, si dëshmi e një padrejtësie shtetërore

19/05/2025
Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

19/05/2025
Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

19/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni