Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Srebrenica: 30 vjet nga një gjenocid mu në zemër të Evropës dhe Gaza

    Srebrenica: 30 vjet nga një gjenocid mu në zemër të Evropës dhe Gaza

    Albanese, “flakë për flakë” me SHBA

    Albanese, “flakë për flakë” me SHBA

    Sot, tre dekada nga Gaza e djeshme në Ballkan

    Sot, tre dekada nga Gaza e djeshme në Ballkan

    Një nëndetëse bërthamore amerikane, në një qytet evropian për herë të parë në histori

    Një nëndetëse bërthamore amerikane, në një qytet evropian për herë të parë në histori

    Videoja e parë e Oçalanit nga viti 1999, deklamimi: Lufta jonë mbarroi!

    Videoja e parë e Oçalanit nga viti 1999, deklamimi: Lufta jonë mbarroi!

    Pse luftëtarët palestinezë veshin mantele në fushën e betejës?

    Pse luftëtarët palestinezë veshin mantele në fushën e betejës?

    Një shpatë amerikane mbi këtë grua dinjitoze: mbiemrin e ka Albanese…

    Një shpatë amerikane mbi këtë grua dinjitoze: mbiemrin e ka Albanese…

    Thyerja e të gjitha rekordeve nga muslimani i politikës amerikane

    Thyerja e të gjitha rekordeve nga muslimani i politikës amerikane

    E ardhmja e Gazës në duart e Gjirit

    E ardhmja e Gazës në duart e Gjirit

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Konkretizohet me urgjencë pakti Bushati-Kotzias, në Tepelenë hapen varret e para: ja shifrat dhe historiku i një odiseje eshtrash

by te Sheshi
22/01/2018
in Kryesore, Politikë, Të fundit
Reading Time: 3 mins read
A A
Konkretizohet me urgjencë pakti Bushati-Kotzias, në Tepelenë hapen varret e para: ja shifrat dhe historiku i një odiseje eshtrash

Nga Ylli Pata

Realiteti zbulon efektet e marrëveshjes së Korçës mes ministrave të Jashtëm të Shqipërisë dhe Greqisë.

Nuk ka vonuar as 24 orë konkretizimi i paktit mes Ditmir Bushatit dhe Nikos Kotziasit, arritur në mbledhjen 3 ditore në një hotel të qytetit më të madh të juglindjes.

Sot në orën 11.00, në Dragot të Tepelenës do të nisë gërmimi për gjetjen e eshtrave të ushtarëve grekë, sipas një harte italiane, që qeveria e Romës ka vënë në dispozicion për të zgjidhur përfundimisht ngërçin mes Tiranës dhe Athinës.

Qeveria greke thekson se janë 6 mijë deri në 8 mijë ushtarë, por sipas të dhënave në vendin tonë nuk ka më shumë se 3 mijë mbetje mortore. Në Dragot mendohet se ndodhen rreth 140 mbetje mortore.

Grupet shqiptaro-greke do t’i ndihmojë edhe një ekspert amerikan, i cili do të bëjë negociatorin mes palëve nëse ka marrëveshje.

Tashmë janë evidentuar 129 pika në të cilën janë varrosur ushtarët grekë, ku më e madhja është Fusha e Dragotit, ku llogaritet se ndodhen më shumë se 1400 trupa të varrosur dhe ku do të nisin kërkimet.

Kampionë të ADN-së së eshtrave të gjetura do të krahasohen me të familjarëve për të përcaktuar identitetin, procedurë që do të aplikohet edhe për ushtarakët me numër identifikues.

Sipas marrëveshjes paraprake, në varreza do të vendoset mbi çdo varr një kryq ose një simbol kombëtar me përmasa të përcaktuara. Në rastet që nuk do të ketë identifikim të eshtrave, ato do të vendosen në formatin mural pa emërtim.

Në procesin e varrëmihjes,10 punonjës të Bashkisë Tepelenë do të punojnë në gërmim, ndërsa kostoja e punës për zhvarrosjen apo dezinfektimin e çdo trupi do të jetë 75 euro e që natyrisht do të paguhet nga qeveria greke.

Kërkesa greke për ndërtimin e vendprehjes për të rënët në Shqipëri, është më e hershme dhe daton që në vitin 1973, por Tirana e atyre viteve i qëndroi me shumë rezistencë idesë së mosëndërtimit të vendprehjes brenda territorit shqiptar.

Pas rivendosjes se marrëdhënieve diplomatike me Shqipërinë, pala greke u interesua menjëherë dhe vazhdimisht për eshtrat e ushtarëve grekë të vrarë në Shqipëri, gjatë luftës italo-greke.

Kërkesa në fillim ishte vetëm për gjetjen e eshtrave të ushtarëve greke të rënë në tokën shqiptare.

Me 28 gusht 1973, ambasadori grek në Tiranë, në një takim pune në MPJ shqiptare kërkoi ngritjen e një varreze në kujtim të ushtarëve grekë të rënë në tokën shqiptare.

Kjo kërkesë u përsërit sërish në vitin 1975, duke kërkuar që varreza të ngrihej në vendin që kishte numrin më të madh të të vrarëve.

Në vitin 1976, kërkesa greke ndaj Shqipërisë evoluoi në ngritjen e disa varrezave në kujtim të ushtarëve të rënë, dhe në vitin 1977 u artikulua për here të parë nga Athina shifra e 12.000 ushtarëve grekë të rënë, për të cilët Greqia kishte detyrimin që t’u ngrinte varrezat.

Ndërkohë, pala shqiptare kishte konfirmuar deri në këtë kohe 691 varre ushtarësh grekë në territorin shqiptar. Kërkesa e palës greke u përsërit edhe në vitet 1978 dhe 1982.

Qëndrimi i qeverisë së Enver Hoxhës në të gjitha këto raste ka qenë se “Shqipëria nuk e ka për praktikë ngritjen e varrezave në territorin shqiptar, për ushtarët e ushtrive të huaja”.

Por pala shqiptare ka shprehur gjithnjë gatishmërinë që të ndihmonte palën greke për gjetjen dhe transferimin e tyre në Greqi.

Gjatë vizitës se Ministrit të Punëve të Jashtme të Greqisë, Karolos Papulias në Shqipëri neëvitin 1984, ai  u shpreh se: “qeveria greke ishte e shqetësuar për këtë çështje dhe ishin të mendimit që ato eshtra që mund të gjendeshin të grumbulloheshin, të niseshin në Greqi dhe në territorin grek të ngrihej një varreze e përbashkët për ta”.

Papulias premtoi se do te dërgonte të dhëna për gjetjen e tyre nga Instituti i Ushtrisë greke, por nga Athina nuk u dërguan këto të dhëna. Heshtja e palës greke u konceptua nga Tirana si e ngarkuar politikisht.

Athina më pas kërkoi që varreza të ngrihej në Shqipëri. Por kjo kërkesë, në vlerësimin e MPJ shqiptare, vinte si objektiv i palës greke, që të përjetësonte çlirimin e të ashtuquajturit Vorio-Epir dhe ta përkujtojnë atë duke organizuar pelegrinazhe në këto varreza.

Pas vitit 1990 dihet historia, Greqia arriti të imponojë procesin e ndërtimit të varrezave në Shqipëri, të cilat janë instaluar në Bularat të Gjirokastrës dhe Këlcyrë të Përmetit. /tesheshi.com/

Related Posts

Srebrenica: 30 vjet nga një gjenocid mu në zemër të Evropës dhe Gaza
Ballkani

Srebrenica: 30 vjet nga një gjenocid mu në zemër të Evropës dhe Gaza

11/07/2025
Albanese, “flakë për flakë” me SHBA
Bota & Rajoni

Albanese, “flakë për flakë” me SHBA

11/07/2025
Znj. Gjeli vendos të mos jetë pulë: reagimi kësaj prokuroreje ndaj përfoljes nga Rama
Politikë

Znj. Gjeli vendos të mos jetë pulë: reagimi kësaj prokuroreje ndaj përfoljes nga Rama

11/07/2025
Next Post
Nga David PATRIKARAKOS*: Refugjatët mund të bëjnë kaq shumë nëse nuk izolohen në kampe

Nga David PATRIKARAKOS*: Refugjatët mund të bëjnë kaq shumë nëse nuk izolohen në kampe

Këto janë ushqimet që këshillohet të hani nëse bëni vrap

Këto janë ushqimet që këshillohet të hani nëse bëni vrap

Saudi: humb 6 fëmijë dhe gruan në aksident, mbreti i dhuron një shtëpi e një makinë

Saudi: humb 6 fëmijë dhe gruan në aksident, mbreti i dhuron një shtëpi e një makinë

TË FUNDIT

  • Të fundit
Srebrenica: 30 vjet nga një gjenocid mu në zemër të Evropës dhe Gaza

Srebrenica: 30 vjet nga një gjenocid mu në zemër të Evropës dhe Gaza

11/07/2025
Albanese, “flakë për flakë” me SHBA

Albanese, “flakë për flakë” me SHBA

11/07/2025
Znj. Gjeli vendos të mos jetë pulë: reagimi kësaj prokuroreje ndaj përfoljes nga Rama

Znj. Gjeli vendos të mos jetë pulë: reagimi kësaj prokuroreje ndaj përfoljes nga Rama

11/07/2025
Sot, tre dekada nga Gaza e djeshme në Ballkan

Sot, tre dekada nga Gaza e djeshme në Ballkan

11/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Roald A. Hysa: Logo “hallall” dhe “turizmi hallall”

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • Get Xanax Online
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo
  • Safely Buy Diazepam or Valium Online
  • Tramadol hydrochloride Online

Na ndiqni