Dhoma e Përfaqësuesve të Kongresit të SHBA ka në plan të ngrejë një padi që do të parandalonte presidentin Trump në një alokim të mundshëm fondi për të ndërtimin e murit përgjatë kufirit me Meksikën, duke e anashkaluar Kongresin.
Kjo u konfirmua nga Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, demokratja Nancy Pelosi.
“Presidenti amerikan po abuzon me gjendjen e jashtëzakonshme në mënyrë që të përcjellë fondet pa bazë kushtetuese dhe ligjore”, u tha nga kabineti i Pelosit.
Trump ka paralajmëruar mundësinë e shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme, si një mënyrë për të fituar akses në sigurimin e fondit prej miliardash për murin e diskutueshëm anti-emigrant, të cilin Kongresi refuzoi ta miratojë.
Kongresi i dha presidentit vetëm 1,375 miliardë dollarë për barrierat e reja kufitare në vend të 5,7 miliardë dollarëve të nevojshëm për ndërtimin e murit. /tesheshi.com/