Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

    Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Konflikti pesëvjeçar: masakra mbi sirianët, 11. 5 për qind e popullsisë e vrarë ose e plagosur

by te Sheshi
11/02/2016
in Bota & Rajoni, Kryesore
Reading Time: 3 mins read
A A
Konflikti pesëvjeçar: masakra mbi sirianët, 11. 5 për qind e popullsisë e vrarë ose e plagosur

Siria po mban një kosto të jashtëzakonshme nga konflikti pesëvjeçar që tashmë ka përfshirë edhe aktorë të tjerë që e kanë bërë edhe më të vështirë përfundimin e luftës. Pasuria kombëtare e vendit, infrastruktura dhe institucionet pothuajse janë zhdukur nga “ndikimi katastrofik” i gati pesë vjetëve konflikt. Gjetjet janë argumentuar në një raport të ri, ku thuhet se numri i viktimave të drejtpërdrejta ose jo, shkon në 470 mijë persona.

Sipas Qendrës siriane për kërkime politike, që jep këtë shifër, flitet për shumë më tepër se 250 mijë viktimat që raportonin Kombet e Bashkuara derisa sa ndalën së mbledhuri statistika rreth 18 muaj më parë.

largea_siri-konflikt-femije1426454111

Në total, 11.5 për qind e popullsisë së vendit janë vrarë ose plagosur që nga nisja e krizës në muajin mars 2011. Numri i të plagosurve është rreth 1.9 milionë persona. Jetëgjatësia ka rënë nga 70 vjeç në vitin 2010, në 55.4 vjeç në vitin 2015. Humbjet ekonomike llogariten në 255 miliardë dollarë.

Raportimi i tmerrshëm i bilancit të luftës vjen ndërsa janë bërë alarmante paralajmërimet për Alepon, qytetin më të madh sirian, që është në rrezik të izolohet nga përparimi I regjimit ndihmuar nga sulmet ajrore ruse dhe milicët iranianë. Opozita sirianë kërkon veprim të menjëhershëm për të ndihmuar vuajtjet e dhjetëra mijë civilëve.

Bisedimet e Mynihut midis sekretarit amerikan të Shtetit, Xhon Kerri dhe homologut të tij rus, Sergei Lavrov po ndiqen me vëmendje për ndonjë shenjë optimizmi për dhënien fund të konfliktit, ndërsa bisedimet e paqes të ndërmjetësuara nga OKB në Gjenevë pritet të rinisin pas dy javësh, por me gjasa nuk do të kenë rezultat.

Kësaj perspektive të trishtë, ku komuniteti ndërkombëtar del i paaftë të bëjë diçka për ndaljen e luftës i shtohen shifrat tronditëse. Nga 470 mijë viktimave të luftës, rreth 400 mijë janë viktima të drejtpërdrejta të konfliktit, ndërsa pjesa tjetër prej 70 mijë personash kanë humbur jetën si pasojë e mungesave në kushtet bazike për jetën, kujdesi shëndetësor, ilaçe sidomos për sëmundjet kronike, mungea e ushqimit, ujit të pijshëm, higjenës dhe strehimit pas zhvendosjes nga shtëpitë.

“Ne përdorim metoda shumë strikte kërkimore dhe jemi shumë të sigurtë për shifrat”, tha për gazetën londineze, “The Guardian”, autori i raportit, Rabie Nasser. Sipas tij, vdekjet e lidhura jo drejtpërdrejt me luftën do të jenë shumë më të mëdha në të ardhmen, edhe pse pjesa më e madhe e organizatave dhe OKB nuk i merr parasysh.

Sipas tij, dokumentimi nga OKB i bilancit të viktimave është i ulët për shkak të mungesës së aksesit në informacion gjatë viteve të krizës.

Zyra e komisionerit të lartë për të drejtat e Njeriut në OKB ndaloi së mbledhuri të dhëna për bilancin e viktimave, në mes të vitit 2014 duke cituar si arsye mungesën e aksesit dhe besueshmërinë e ulët të burimeve të informacionit.

Një një atmosferë frike e shantazhesh, vjedhjeje e trafikimi, e gjitha kjo ka mbështetur konfliktin dhe ekonomia siriane është shndërruar në një “vrimë të zezë” që thith të gjitha burimet e brendshme dhe të jashtme. Prodhimi i naftës vijon të mbetet burim të ardhurash për militantët.

Çmimi i mallrave të konsumit vetëm vitin e kaluar u rrit me 53 për qind, por njerëzit vuajnë prej tyre në mënyrë të pabarabartë, pasi në zonat e konfliktit dhe qytetete rrethuara çmimet janë shumë më të larta se në pjesë të tjera të vendit dhe favorizojnë trafikantët. Rreth 13.8 milionë sirianë kanë humbur burimin e jetesës.

Rrudhja e popullsisë me 21 për qind është shpjegimi i valëve të refugjatëve që kanë mbërritur në Turqi dhe në Europë. Në total, 45 për qind e popullsisë është zhvendosur, 6.36 për qind brenda për brenda vendit dhe mbi 4 milionë jashtë kufijve.

Shëndetësia, arsimi dhe të ardhurat standard janë përkeqësuar me shpejtësi. Varfëria është rritur me 85 për qind vetëm në vitin 2015.

Raporti vëren se pjesa tjetër e botës ka qenë e ngadalshme në zgjimin për pasojat e krizës. Pavarësisht faktit se sirianët vuajnë prej pesë vjetësh, vëmendja botërore për të drejtat e njeriut dhe dinjitetin e tyre u intensifikua vetëm kur kriza pati ndikim të drejtpëdrejtë në shoqëritë e vendeve të zhvilluara. Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/

Related Posts

Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje
Bota & Rajoni

Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

07/07/2025
Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid
Kryesore

Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

07/07/2025
A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?
Analizë

A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

07/07/2025
Next Post
Twitter-i në luftë për mbijetesë, ja cilat janë ndryshimet

Twitter-i në luftë për mbijetesë, ja cilat janë ndryshimet

Ish-nazisti 94 vjecc në gjygj: akuzohet për 170 mijë të ezkekutuar në Aushvic

Ish-nazisti 94 vjecc në gjygj: akuzohet për 170 mijë të ezkekutuar në Aushvic

Rama, replika maratonë me Berishën: i lexon fjalimet në vite

Rama-Berisha, debat maratonë: 2 orë replika papushim për Byronë

TË FUNDIT

  • Të fundit
Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

07/07/2025
Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

07/07/2025
Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

07/07/2025
A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

07/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni