Komisioni hetues i Kombeve të Bashkuara ka bërë me dije se për pesë vjet më radhë, sapo zgjat lufta në Siri, janë vrarë më shumë se 700 mjekë përgjatë sulmeve që kanë përfshirë dhe spitalet.
“Mbi 700 mjekë janë vrarë gjatë sulmeve në spitale që nga fillimi i konfliktit. Dhe kjo ka çuar që me rritjen e numrit të viktimave në mesin e civilëve nga njëra anë, të zvoglohet numri i stafit mjekësor nga ana tjetër, duke kufizuar kështu mundësinë e mëtejshme për ndërhyrje”, ka thënë shefi i këtij komisioni, Paulo Pinjeiro.
Ai po ashtu ka denoncuar sulmet e shpeshta edhe ndaj infrastrukturës esenciale për jetën e njerëzve, siç janë tregjet, shkollat dhe furrat e bukës.
Që nga marsi i vitit 2011, konflikti brutal në Siri ka lënë mbi 280,000 njerëz të vrarë dhe ka detyruar gjysmën e popullsisë në vend të braktisin shtëpitë e tyre. /tesheshi.com/