Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Konfirmohet zyrtarisht, sfidat para trajnerit të ri të Barcelonës

by Te Sheshi
30/05/2017
in Sport, Të fundit
Reading Time: 2 mins read
A A
Konfirmohet zyrtarisht, sfidat para trajnerit të ri të Barcelonës

Ernesto Valverde është trajneri i ri i Barcelonës. Konfirmimi ka ardhur, ashtu siç qe njoftuar dhe më herët, të hënën nga presidenti i klubit katalanas, Josep Maria Bartomeu.

“Ai është shumë i lumtur, shumë i entuziazmuar. Ai ka aftësinë, përvojën dhe njohurinë për këtë detyrë,” deklaroi Bartomeu në një konferencë shtypi për njeriun që do të jetë në dy sezonet e ardhshme, sipas kontratës, në stolin e Barcelonës.

Për 53-vjeçarin Valverde kanë vijuar fjalët e mira nga presidenti i klubit të tij të ri. “Ka stilin e duhur për ta stërvitur e udhëhequr si trajner këtë klub, si dhe e di si funksionon klubi. Ai është i pasionuar pas futbollit dhe është i interesuar për punën me teknologjinë e fundit.”

Por ç’e pret Valverde-n te Barcelona? Ç’lë pas Luis Enrique?

Marca flet për shtatë sfida në pritje te Barcelona për ish-teknikun e Bilbaos.

Së pari, kthimi te dominimi botëror. Ndonëse me tre sulmues të shkëlqyer, thotë Marca, katalanasit nuk janë më mbretërit e futbollit europian dhe botëror. Diçka që pritet t’i jepet zgjidhje nga Valverde.

Së dyti, është çështja Iniesta. Mesfushori nuk e ka përtërirë kontratën pas një sezoni ku ka luajtur më pak se ç’duhet, e kësisoj i bie barra trajnerit të ri ta bindë atë se është pjesë e projektit të tij e se duhet të vazhdojë të qëndrojë te Barcelona.

Së treti, një detyrë përpara për Valverde-n është zvogëlimi i varësisë së rezultateve nga treshja Messi, Neymar dhe Suarez. Tekniku duhet të gjejë mënyra të tjera për të shkuar te fitorja edhe kur një prej këtyre emrave të mos jetë në fushë.

Së katërti, është sfida e dhënies hapësirë dhe besim atyre që vijnë nga akademia e të rinjve, një burim i njohur talentesh te Barcelona. Pak prej tyre kanë mundur të jenë pjesë e formacionit kryesor gjatë periudhës trevjeçare të Luis Enrique-s.

Së pesti, administrimi i yllit argjentinas, tashmë pranë të tridhjetave. Koha e aktivizimit të Messi-t duhet të jetë e tillë që ai të japë më të mirën në fazën kulmore të sezonit, atëherë dhe kur loja e golat e tij peshojnë më shumë.

Së gjashti, vazhdon Marca, është marrëdhënia me mediat, që kërkon një përmirësim pas disa eksperiencave jopozitive në konferencat e shtypit të paraardhësit të Ernesto Valverde-s.

Së shtati, dhe së fundi, mbrojtja e Barcelonës kërkon të riparohet, për të shmangur gabimet e sezoneve të fundit dhe për t’ua bërë sa më të vështirë kundërshtarëve për të shënuar në portën katalanase.

Klasiket gjatë muajve të verës, përballjet me Realin e Madridit, tre të tilla, nuk premtojnë një fillim të lehtë të punës së teknikut të ri. /tesheshi.com/

Related Posts

Spastrimi i Bashkisë së Vlorës: pse është entuziazmuar kjo figurë e PS-së?
Politikë

Spastrimi i Bashkisë së Vlorës: pse është entuziazmuar kjo figurë e PS-së?

05/07/2025
Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme
Bota & Rajoni

Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

05/07/2025
Turqi: zjarre në perëndim, borë në verilindje
Shkencë & Jetë

Turqi: zjarre në perëndim, borë në verilindje

05/07/2025
Next Post
Kosova dhe rajoni në sytë e një ushtaraku danez: prania ruse në Serbi, ja pse i druhemi tensioneve

Çfarë do të thotë për shëndetin tuaj nëse ndjeni shije metalike në gojë

Manuel Noriega, ish-diktatori i Panamasë, nuk rron më

TË FUNDIT

  • Të fundit
Spastrimi i Bashkisë së Vlorës: pse është entuziazmuar kjo figurë e PS-së?

Spastrimi i Bashkisë së Vlorës: pse është entuziazmuar kjo figurë e PS-së?

05/07/2025
Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

05/07/2025
Turqi: zjarre në perëndim, borë në verilindje

Turqi: zjarre në perëndim, borë në verilindje

05/07/2025
Kostoja e çmendur njerëzore e monetare e luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afganistan

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni