Megjithëse, shumë njerëz mendojnë se cigaret elektronike nuk janë të dëmshme si cigaret tradicionale, një studim i fundit deklaron të kundërtën. Një grup mjekësh, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë zbuluar se cigaret elektronike janë të dëmshme për shëndetin ashtu si edhe cigaret e tjera tradicionale.
Sipas, hulumtuesve këto cigare ndikojnë në rritjen e rrezikut për t’u prekur nga kanceri i fshikëzës së urinës.
“Ne e dimë tashmë që pirja e duhanit tradicional rrit rrezikun e kancerit të fshikëzës. Mirëpo, kohët e fundit duke pasur parasysh rritjen e popullaritetit të cigareve elektronike, e pamë si të nevojshme marrjen në konsideratë të tyre. Kështu realizuam një eksperiment dhe dolëm në përfundimin se njëlloj si cigaret e tjera edhe këto elektroniket shkaktojnë kancerin e fshikëzës së urinës”, tha në një konferencë për shtyp, Dr. Sam Chang të Shoqatës Urologjike Amerikane./tesheshi.com/