Lavdrim Muhaxheri nuk ndodhet në Kosovë dhe nuk ka shkelur aty. Kjo konfirmohet së fundi nga vetë policia e Kosovës në formë zyrtare. “Lavdrim Muhaxheri nuk ndodhet në Kosovë. Këtë e themi mbështetur në të dhënat që kanë institucionet e sigurisë vendore dhe ndërkombëtare”, thuhet në një reagim të fundit.
Ditë më parë, referuar medias italiane u tha se Lavdrim Muhaxheri, së bashku me 400 luftëtarë të ISIS-it kishte hyrë në territorin kosovar.
Lajmi bëri bujë, por pak ose aspak nuk u analizua që si mundej një kontigjent prej 400 luftëtarësh të vinin nga Siria në Kosovë pas u penguar nga askush. /tesheshi.com/