Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Komuna e Prizrenit: 400 euro në ditë për dreka, favorizime në tendera dhe subvencione pa dëshmi

by te Sheshi
14/09/2015
in Kryesore
Reading Time: 4 mins read
A A
Komuna e Prizrenit: 400 euro në ditë për dreka, favorizime në tendera dhe subvencione pa dëshmi

Nga Bashkim Kastrati

Komuna e Prizrenit, e cila është udhëhiqet nga Ramadan Muja, tashmë i dënuar nga Gjykata e Prizrenit (shkalla e parë, pasi rasti është kthyer në rigjykim) për keqpërdorim të pozitës zyrtare ka pasur një menaxhim shumë të keq të parasë publike. Ndoshta për faktin se kryetari është dashtë të merret me procesin gjyqësor, e ka lënë pas dore komunën. Raporti i auditimit tregon për shpenzime të mëdha pa mbulesa, për subvencione pa mbulesa të faktuara, dreka pa ditur saktë qëllimet e organizimeve, përshtatje e tenderit etj.

Sipas raportit, kjo komunë ka shpenzuar shuma të larta për dreka zyrtare si dhe shpenzime për vizita rekreative në bregdet, ndërkohë që komuna ka nevojë për investime në zhvillimin ekonomik dhe social të qytetarëve, dhe shumë projekte nuk janë realizuar për shkak të mungesës së buxhetit.

“Vetëm gjatë vitit 2014 shpenzimet për dreka zyrtare kanë qenë 111 mijë e 878 euro, apo mesatarisht mbi 400 euro për çdo ditë pune. Ne kemi testuar dy pagesa njëra në shumë prej 14 mijë euro dhe tjera në shumë 10 mijë euro. Këto pagesa të bëra në vitin 2014 i takonin muajit shtator 2013. Dëshmitë për këto pagesa nuk përmbanin ndonjë agjendë të qartë të organizimit dhe personat që do të marrin pjesë. Shpenzimet për dreka zyrtare gjatë vitit 2014 ishin më të larta se shpenzimet për subvencione për të sëmurë që nuk kanë mundësi t‟i mbulojnë shpenzimet e shërimit brenda apo jashtë vendit”, thuhet në raport.

Kjo komunë edhe në vitet e kaluara ka shpenzuar shuma të mëdha të parave për dreka zyrtare, për çka është akuzuar vazhdimisht nga opozita.

Gjetje tjetër e auditit është fakti se komuna ka pranuar donacione të brendshme dhe të jashtme në shumë 191 mijë e 925 euro, ndërsa kishte ekzekutuar vetëm 93 mijë e 641 euro apo më pak se gjysmën e tyre. Kjo ka ndodhur për shkak të performancës së dobët të komunës për shfrytëzimin e donacioneve që ka pasur ndikim negativ në përmbushjen e planeve të komunës. Pra komuna edhe pse ka pasur mjete në dispozicion nuk ka ditur apo mundur që t’i shpenzojë ato për projekte të ndryshme, dhe për të përmirësuar jetën e qytetarëve.

Favorizim i qartë në tender, subvencione të pa faktuara

Komuna e Prizrenit kishte blerë një veturë të përdorur duke paguar shumën 9 mijë e 800 euro. Kriteret e përdorura në procedurën e prokurimit për ‟Furnizim me një veturë të përdorur” ishin në kundërshtim me Ligjin për Prokurimin Publik.

“Kriteret e tenderit ishin favorizuese duke përcaktuar që vetura duhet të jetë e përdorur, viti i prodhimit të jetë 2009 dhe të ketë 129,000 kilometra të kaluara”, thuhet në raport.

Ky rast tregon se kemi të bëjmë me favorizim të qartë në këtë tender, për shkak se përveç që është specifikuar viti i prodhimit, është përcaktuar edhe kilometrazhi që duhet ta ketë vetura, në mënyrë që të fitojë njëri nga konkurruesit, vetura e të cilit i ka këto parametra.

Komuna kishte subvencionuar “Shoqatën e familjeve të dëshmorëve të UÇK-së” me 7 mijë euro për rekreacion në Durrës për 38 anëtarë dhe për 4 anëtarë për trajtim në Banjën „‟Nëna Naile”  në Kllokot.

Pagesa ishte bërë pas kthimit të tyre nga bregdeti. Përfituesi nuk kishte sjellë dëshmi të mjaftueshme për arsyetimin e shpenzimeve gjatë qëndrimit në Durrës dhe Kllokot.

Shpenzimi i mjeteve nga subvencionet për nevoja ndryshe nga kërkesa, dhënia e mjeteve në para të gatshme shton rrezikun që paraja publike nuk është përdorur për qëllimin e caktuar dhe në përputhje me objektivat e komunës.

Në lidhje me këtë çështje, auditi rekomandon kryetarit të komunës se duhet të sigurojë që rregullorja e brendshme është gjithëpërfshirëse dhe që kërkesat e saj përmbushen nga stafi i komunës përgjegjës për ndarjen e subvencioneve. Të gjitha mjetet e ndara si subvencione duhet të shpenzohen në pajtim të plotë me objektivat e komunës. Përfituesit e subvencioneve duhet të dokumentojnë me dëshmi adekuate që të gjitha fondet e përfituara janë shpenzuar në përputhje me kërkesat.

Janë lëshuar lokale me qira pa lidhur fare kontrata

Gjatë vitit 2014 Komuna e Prizrenit kishte lëshuar disa prona/lokale me qira pa lidhur kontratë me shfrytëzuesit e pronave. Auditori ka gjetur se qiramarrësit nuk kishin paguar të gjitha obligimet e tyre dhe borxhi ndaj komunës për këtë periudhë ishte 177 mijë e 251 euro. Komuna nuk kishte ndërmarrë ndonjë veprim për inkasimin e këtij borxhi.

Ndërkaq, komuna me 11.02.2014 kishte paguar 129 mijë e 700 euro për ndërtimin e rrugës ‟Shpenadi – Velezhë”. Kontrata për këtë projekt ishte lidhur me 19.10.2012 dhe parashihej që punët të përfundonin për 100 ditë pune.

Edhe përkundër vonesës për 242 ditë pune, të tejzgjatura, Komuna nuk kishte zbatuar penale ndonëse ato gjithmonë parashihen në dosje të tenderit. Kjo ka ndodhur për shkak që Komuna nuk ka arritur të vendos një menaxhim të mirëfilltë të kontratave.

Komunën e Prizrenit vit pas viti e përcjellë një trend në rritje i shfrytëzimit të ulët të hyrave vetjake. Për shkak të performancës së dobët buxhetore në fund të vitit 2013 ishin bartur 883 mijë euro, ndërsa në fund të vitit 2014 kjo shumë kishte arritur në 1,848,000 euro. Në një kohë kur nevoja për investime është e lartë, dështimi në shfrytëzimin e të hyrave vetjake për investime mund të jetë destimulues për qytetarët që t‟i paguajnë obligimet e tyre ndaj komunës, me theks të veçantë ato për tatimin në pronë.

“Komuna ka treguar një nivel të ulët të realizimit të buxhetit në të gjitha kategoritë e shpenzimeve, përveç për paga dhe mëditje. Ekzekutimi i ulët i buxhetit vërehet për investime kapitale (70%) dhe për mallra dhe shërbime (75%). Kjo ka ndodhur për shkak të mungesës së planifikimit dhe kontrollit sistematik buxhetor të komunës dhe pjesërisht për shkak të disa faktorëve të jashtëm”, është vërejtja e radhës e auditimit.

Ekzekutimi i ulët i buxhetit përveç që tregon një performancë të dobët, redukton efektivitetin e planeve të shpenzimeve të komunës. Për më tepër, mospërmbushja e programit buxhetor mund të rezultojë në reduktim të grantit qeveritar dhe humbje të donacioneve me pasoja në ngecje të zhvillimit të gjithmbarshëm të komunës. /tesheshi.com/

Related Posts

Rezultatet e një telefonate të paralajmëruar
Gjeopolitikë

Rezultatet e një telefonate të paralajmëruar

19/05/2025
Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?
Europa

Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

19/05/2025
Ideja e panjohur e një shteti hebre në Shqipëri
Kryesore

Ideja e panjohur e një shteti hebre në Shqipëri

19/05/2025
Next Post
A është e vërtetë se konsumi i gjashtë bananeve njëherësh mund të shkaktojë vdekjen?

A është e vërtetë se konsumi i gjashtë bananeve njëherësh mund të shkaktojë vdekjen?

Egjipt: forcat e sigurisë vrasin turistët meksikanë në një operacion antiterror

Egjipt: forcat e sigurisë vrasin turistët meksikanë në një operacion antiterror

Kalifornia shpall gjendjen e jashtëzakonshme: zjarret djegin shtëpitë, evakuohen banorët

Kalifornia shpall gjendjen e jashtëzakonshme: zjarret djegin shtëpitë, evakuohen banorët

TË FUNDIT

  • Të fundit
Rezultatet e një telefonate të paralajmëruar

Rezultatet e një telefonate të paralajmëruar

19/05/2025
Vetëvrasja e një të burgosuri në Fushë Krujë, si dëshmi e një padrejtësie shtetërore

Vetëvrasja e një të burgosuri në Fushë Krujë, si dëshmi e një padrejtësie shtetërore

19/05/2025
Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

19/05/2025
Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

19/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni