Nga data 2 prill 2015, të gjithë pjesëtarët e “Shoqatës të të plagosurve civil nga minat”, e të cilët i takojnë grupit të invalidëve civil, do të lirohen nga pagesat e certifikatave në të gjitha zyrat e Gjendjes Civile në Komunën e Prishtinës.
Zyra për informim e Komunës së Prishtinës ka njoftuar se komuna ka marrë vendim që nga data 2 prill 2015, të gjithë pjesëtarët e “Shoqatës të të plagosurve civil nga minat”, e të cilët i takojnë grupit të invalidëve civil, të lirohen nga pagesat e certifikatave në të gjitha zyrat e Gjendjes Civile në Komunën e Prishtinës.
Shoqata e të plagosurve civil nga minat ka rreth 2 mijë e 144 anëtarë të plagosur nga minat, ndërsa në Komunën e Prishtinës numri i tyre është rreth 150. /tesheshi.com/