Ndër disa pika e çështje të trajtuara sot në mbledhjen e Kuvendit Komunal të Prishtinës ishte dhe ajo për caktimin e një prone ku do të ndërtohet selia e ambasadës shqiptare në Prishtinë.
Zyrtarisht u njoftua: “Janë analizuar disa prona komunale në Komunën tonë dhe është përzgjedhur lokacioni në lagjen “Sofali”, zona kadastrale Prishtinë, parcela me numër 2576 – 0. Propozohet që kjo parcelë, prej 2.000 m2, t’i jepet në shfrytëzim Ambasadës së Shqipërisë për ndërtimin e objektit të ambasadës”, tha me këtë rast drejtori i Drejtorisë së Pronës dhe Financave, Visar Berisha.”
Ky propozimvendim u votua unanimisht nga këshilltarët Komunal të Komunës së Prishtinës. /tesheshi.com/