Vaji i palmës deri më tani është cilësuar si një ndër vajrat më të papërshtatshëm, jo vetëm për shëndetin, por dhe për estetikën. Vitin e fundit debate mbi përdorimin e këtij vaji dhe fushatat për të janë shtuar.
Kohët e fundit shumë kompani i kanë thënë jo duke shënuar në etiketat e tyre“palm free” të tilla si Barilla, Colussi, Gentilini, Mulino Bianco dhe Plasmon. Por lista është e gjatë dhe shkon deri në 500 kompani ndërkombëtare. Tashmë edhe Carrefour po i ndryshon të gjitha produktet duke eliminuar ato me etiketat me vaj palme.
Ende nuk dihet se me çfarë është zëvendësuar ky vaj: ndoshta me vaj ulliri apo vaj misri apo edhe me ndonjë tjetër substancë të rrezikshme si vaji i palmës. /tesheshi.com/