Kreu i Lëvizjes Liberale Demokratike (LDP), Cedomir Jovanoviç, kritikoi demonstratat e dhunshme në Serbi, të cilat po vazhdojnë që nga e marta.
“Ata janë duke u përpjekur të na ndalojnë të përpiqemi të përdorim ndoshta mundësinë e fundit dhe të ndryshojmë fatin tonë kokëposhtë përmes një marrëveshje me shqiptarët e Kosovës, një marrëveshje me boshnjakët dhe malazezët, një marrëveshje me njëri-tjetrin,” tha Jovanoviç, i cili i ndjek zhvillimet e fundit nga shtrati, pasi po merr trajtim pas infektimit me COVID-19.
Kundërshtar i Vuçiçit, ai është njëherësh ndër zërat e rrallë serbë kundër nacionalizmit tradicional të politikës dhe vendit të tij, e që mbron pavarësinë e Kosovës.
Sipas Jovanoviç, duke u fshehur pas ferrit të koronës, qarqet më ekstreme në vend po përpiqen të bëjnë atë që kishin planifikuar për përvjetorin e bombardimeve në mars, por që i zhvendosën në këtë kohë “duke llogaritur se do të jetë më e lehtë epidemi “.
“Demonstratat nuk janë një reagim ndaj masave epidemiologjike”, pretendoi më herët presidenti Vuçiç.
“Ato nuk janë nën ndikimin e vetëm të elementëve kriminalë, por edhe të ndonjë faktori të huaj”, tha Vuçiç. “Nuk ka dyshim se ata që e bënë atë mbrëmë, synuan të dobësojnë pozicionin e Serbisë,” theksoi Vuçiç në një konferencë për shtyp të mërkurën.
Protestat në Beograd vijnë ditë para se presidenti serb do të diskutojë për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën në Paris dhe Bruksel. /tesheshi.com/