Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës

    Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës

    Rezistenca palestineze, pas vrasjes së pesë ushtarëve izraelite: Netanyahu, ky idiot!

    Rezistenca palestineze, pas vrasjes së pesë ushtarëve izraelite: Netanyahu, ky idiot!

    Përgjigja dërrmuese e një gazetareje shqiptare për ministrin e Jashtëm grek

    Përgjigja dërrmuese e një gazetareje shqiptare për ministrin e Jashtëm grek

    Cilat janë kompanitë e përfshira në “gjenocidin” e Izraelit në Gaza?

    Cilat janë kompanitë e përfshira në “gjenocidin” e Izraelit në Gaza?

    BE: “Rëndësia praktike dhe politike” e urave të reja mbi Ibër

    BE: “Rëndësia praktike dhe politike” e urave të reja mbi Ibër

    Përkujtimi i Srebrenicës në Strasburg: Dhe tani Gaza…!

    Përkujtimi i Srebrenicës në Strasburg: Dhe tani Gaza…!

    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

    Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Komente mbi sondazhin që ka trazuar politikën kosovare: kush është gëzuar e kush irrituar

by te Sheshi
09/07/2018
in Kryesore, Politikë, Të fundit
Reading Time: 3 mins read
A A
Komente mbi sondazhin që ka trazuar politikën kosovare: kush është gëzuar e kush irrituar

Nga Blendi Gashi

 Sondazhi i fundit i realizuar nga Instituti Demoraktik i Kosovës (KDI) tregon se nëse Kosova shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme, LDK-ja e Isa Mustafës do i fitonte ato me 30.8% të përkrahjes qytetare, ndërsa mirë ka nxjerrë edhe Vetëvendosjen përkundër përçarjes (21.2%) e cila e ndjek nga pas PDK-në që renditet e dyta me 23 %. Por për këtë të fundit ky rezultat është tejet zhgënjyes pasi konfirmon se në krye me Veselin assesi s’po arrin të dalë e para.

Për AAK-në e Ramushit me 10.04 %, e NISMA-n e Limajt me mbi 6.03% është rezultat pozitiv, por jo Partinë Socialdemokrate të Shpend Ahmetit me vetëm 2.4%, që i bie se nuk e kalon pragun zgjedhor dhe mbetet jashtë Kuvendit.

Por si e lexojnë partitë këtë sondazh?

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti nuk ka folur me shifra por ka vlerësuar se nën presion e këtyre rezultateve, partitë në pushtet, e veçanërisht PDK-ja, kanë filluar “gjuetinë e shtrigave”.

“Por, duhet ta kenë të qartë se këto rezultate janë vendim i qytetarëve, i të papunëve, rinisë, bujqve, pensionistëve, të cilët janë mashtruar nga kjo qeveri. Të gjithë këta po e thonë qartë se ka ardhur koha të shkoni në opozitë, aty ku e keni vendin moti”, ka shkruar Hoti në Facebook, duke thënë se nuk do të ketë asnjë kompromis për t’i dërguar në opozitë.

Shqipe Pantina, deputete e Partisë Socialdemokrate nuk i sheh shqetësuese shifrat e publikuara nga KDI-ja, duke thënë se partia e tyre është në konsolidim e sipër.

“PSD-ja është në fazën e riformulimit të saj. Edhe pse PSD-ja si parti ekziston gati që 20 vjet, ne si grup sapo e kemi marrë menaxhimin e partisë dhe njerëzit ende nuk e dinë se cila është PSD-ja e re. Si parti nuk kemi bërë ende sondazh sepse jemi duke u marrë akoma me ristrukturimin e subjektit. Por nuk është shqetësuese sondazhi në fjalë pasi nuk pritet të ketë zgjedhje të reja. Një sondazh tjetër që është dhënë së fundmi në lajme e nxjerr PSD-në 6%”, thotë Pantina për tesheshi.com.

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj shprehet se sondazhi në fjalë tregon se qytetarët çdo ditë e më shumë po e përkrahin partinë e tyre dhe sipas saj kjo po ndodh për shkak të qeverisjes së mirë nga kryeministri Haradinaj.

“Për ne është i pranueshëm. AAK po rritet pasi e ka kthyer shpresën e qytetarëve. Ne nuk kemi matje tona të partisë për të parë nëse qëndrojmë edhe më mirë por si struktura e vërejmë që përkrahja për partinë tonë po rritet. Se Aleanca është një subjekt i fortë e tregon edhe fakti se qeverisim me shtatë komuna”, thotë Kadrijaj përtesheshi.com.

Deputeti i NISMA-s, Zafir Berisha nuk e sheh aq real sondazhin e KDI-së duke thënë se matjet e partisë tregojnë për shifra më të mëdha.

“Nëse mbahen zgjedhjet e parakohshme NISMA do t’i fitojë 9 ose 10 deputet në Kuvend. Matjet tona na nxjerrin 8.5 % dhe NISMA tashmë është forcë serioze në vend pa të cilin nuk mund të ketë qeverisje”, thotë Berisha për tesheshi.com.

Portali ynë ka tentuar të marrë përgjigje edhe nga PDK por deputet të saj nuk janë përgjigjur.

Por deputeti i kësaj partie, Fatmir Xhelili në një intervistë për tesheshi.com dhënë në muajin prill lidhur me sondazhet ku PDK-në e nxjerrin të dytën deklaroi:

“Edhe në të kaluarën disa sondazhe nuk e kanë renditur mirë PDK-në por edhe atëherë rezultatet zgjedhore e kanë renditur më mirë PDK-në në  zgjedhje se sa në sondazhe. Në zgjedhjet e fundit, e kam fjalën për ato lokale, është dëshmuar fuqia e PDK-së, është dëshmuar që PDK-ja ka një elektorat të etabluar, dhe të qëndrueshëm. Unë nuk dyshoj se edhe po te mbahen zgjedhjet në këtë muaj, PDK-ja nuk do të dilte forca e parë në vend”.

Porali ynë ka dërguar ditë më parë pyetje edhe tek zëdhënësja e Vetëvendosjes, Tinka Kurti për temën në fjalë por nuk kemi marrë përgjigje.

Ndërsa i kontaktuar përmes telefonit, deputeti i kësaj partie Sami Kurteshi ka thënë se nuk është kompetent të flas për këtë çështje dhe se ka parë veç shifrat e publikuara nga KDI por jo mënyrën si është realizuar sondazhi.

Kujtojmë se në sondazhin e KDI-së nuk është përfshirë si parti e veçantë Alenaca Kosova e Re e Behgjet Pacollit as Alternativa e Mimoza Kusari-Lilës, ndërsa Lista Serbe ka dalë me 2 % përkrahje qytetare. /tesheshi.com/

Related Posts

Ç’po ndodh me çiftin “gjyshe-nip? Emmanuel, dorëngrehur nga Brigitte!
Sociale & Shoqëri

Ç’po ndodh me çiftin “gjyshe-nip? Emmanuel, dorëngrehur nga Brigitte!

08/07/2025
Zbulimi i madh në tokën e një qytetërimi të dikurshëm
Të fundit

Zbulimi i madh në tokën e një qytetërimi të dikurshëm

08/07/2025
Ç’e bën Ramën kaq nervoz sa t’i marrë erzin një gruaje si dhe vetes në publik?
Kritikë

Ç’e bën Ramën kaq nervoz sa t’i marrë erzin një gruaje si dhe vetes në publik?

08/07/2025
Next Post
Video prekesë e një të miture “në luftë” me fatin: ha me këmbë në mungesë të duarve

Video prekesë e një të miture "në luftë" me fatin: ha me këmbë në mungesë të duarve

Vota e “mistershme” e Tavos në ligjin për Teatrin, opozita bojkotin Kuvendin

Vota e “mistershme” e Tavos në ligjin për Teatrin, opozita bojkotin Kuvendin

“Hiroshima” e motit: Japonia nën ujë e llucë, mbi 100 të vdekur e mijra të evakuuar (video)

“Hiroshima” e motit: Japonia nën ujë e llucë, mbi 100 të vdekur e mijra të evakuuar (video)

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ç’po ndodh me çiftin “gjyshe-nip? Emmanuel, dorëngrehur nga Brigitte!

Ç’po ndodh me çiftin “gjyshe-nip? Emmanuel, dorëngrehur nga Brigitte!

08/07/2025
Zbulimi i madh në tokën e një qytetërimi të dikurshëm

Zbulimi i madh në tokën e një qytetërimi të dikurshëm

08/07/2025
Ç’e bën Ramën kaq nervoz sa t’i marrë erzin një gruaje si dhe vetes në publik?

Ç’e bën Ramën kaq nervoz sa t’i marrë erzin një gruaje si dhe vetes në publik?

08/07/2025
Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës

Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës

08/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • Get Xanax Online
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo
  • Safely Buy Diazepam or Valium Online
  • Tramadol hydrochloride Online

Na ndiqni