Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Komediani Mo Amer ndodhi të ishte ngjitur me Eric Trump në fluturim: i thashë se jam musliman!

by te Sheshi
04/12/2016
in Artikuj të përzgjedhur, Bota & Rajoni, Kryesore
Reading Time: 3 mins read
A A
Komediani Mo Amer ndodhi të ishte ngjitur me Eric Trump në fluturim: i thashë se jam musliman!

Komediani Mo Amer ishte i kënaqur kur u ngjit në bord. Lodhja e madhe, pasi sapo ishte kthyer nga Australia, dhe po drejtohej nga Shtetet e Bashkuara drejt Skocisë, iku tej sapo mendoi për gjumin në klasin e parë që do të merrte në avion.

Por, kur mbërriti në hyrje të urës që dërgon pasagjerët në avion, ndjeu një atmosferë të çuditshme.

“E dini, kur ka një njeri të rëndësishëm në avion, ka një energji të ndryshme në ajër”, thotë Amer. “Eca drejt ulëses sime dhe mund të shihja sesi një zonjë pas meje dukej e turbulluar nga diçka’.

Ai ndoqi sytë e saj që e drejtuan në ulësen ngjitur me të vetën, ku pa njeriun e famshëm, të pangatërrueshmin, që kishte veshur një triko blu të zbukuruar me krifën e familjes së tij. “Thashë me vete: shaka është kjo? Eric Trump?”.

Amer është lindur në Kuvajt nga prindër palestinezë dhe erdhi në Amerikë si azil-kërkues pas luftës së Gjirit e u bë qytetar amerikan në vitin 2009. Ai e pa këtë vendosje të ulëses së tij në avion si një mundësi, si musliman, si amerikan dhe si komedian.mo

“Vendosa çantat lart, u ula dhe e paraqita veten si Mohammed”, tha Amer për “Guardian”. Më pas ai doli drejt e në temë. “I thashë: ‘jam musliman, e nuk kam ndër mend ta bëjë atë gjënë me ID muslimane, nuk do të ecë’’.

Përgjigja e Eric Trump nuk ishte saktësisht në linjë me mesazhin e fushatës së të atit. “Fjalë për fjalë ai tha: ‘hajde pra, burrë, mos beso çdo gjë që lexon, nuk do ta bëjmë këtë gjë”, thotë Amer. Përfaqësuesit e presidentit të zgjedhur, Trump nuk iu përgjigjën më pas kërkesës për sqarim për këtë politikë, të kërkuar nga gazeta, apo për sugjerimet në të kaluarën për regjistrimin e muslimanëve.

Eric Trump ishte duke shkuar në fushat e golfit, Turnberry, në Skoci për një vizitë 24-orëshe. Amer ishte në rrugë për të marrë pjesë në turin e komedisë për apelin njerëzor të bamirësisë. Ndërsa biseda eci përpara, komediani pranon se zbuloi që shoku i ulëses pranë ishte pothuajse miqësor.

Në një bisedë vërtet miqësore prej 45 minutash, ata u endën në tema si vlerësimi i përbashkët për skicat e Dave Chappelle –ndërsa Trump u ankua për vështirësitë që duhej të udhëtonte me shërbimet sekrete nëpër këmbë.

Trump e pyeti Amer, si një komedian që “ta merrte shtruar, ta merrte shtruar edhe me ta”. Amer tha se i vinte keq, por jo. “Isha duke menduar se pjesë e asaj që ne, komedianët bëjmë, është të vëzhgojmë botën dge të flasim për absurditetet e saj”.

Biseda sidoqoftë, u kthye në mënyrë të pashmangshme tek politika. “I thashë atij: e dija se do të fitonit. Babi yt e luajti lojën aq mirë, si e përdori median si një violinë’. Ai vetëm tundi kokën, përmendi se babai i tij ishte një burrë i mirë, por e gjitha kjo nuk është se do të ndryshojë pikëpamjet e mia.

Amer sigurisht që nuk dyshon se mund të ketë ndryshuar mendjen e Trump. “Shpresoja që në njëfarë niveli… por e dini ç’mendoj se ndodhi? Me gjasa jo. Por nuk prish punë të kesh një bisedë të civilizuar me dikë me të cilin rrallë mund të kesh ndërveprim”.

“Unë e shoh gjithë politikën si një lojë”, thotë Amer. “E di se janë thjesht lëvizje si në një lojë shahu. Kjo nuk do të thotë se nuk ndjej asgjë, sikur të mos më ndikonte mua apo familjen time”. Ai e ka bashkëshorten amerikano-meksikane, të diplomuar në marinë, e të lindur në Key West, Florida.

Megjithatë, në bisedën e tij me Eric Trump, Amer e mbajti tonin shumë miqësor. “Mendoj se ishte e rëndësishme për mua të ulesha atje dhe të lija mënjanë ndjenjat e mia për situatën dhe vërtet, vërtet të isha i pranishëm në atë moment dhe të zhvillojë një bisedë”, thotë ai. “Kjo për shkak se njerëzit u tremben gjërave që nuk i njohin”.

Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/

Related Posts

Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?
Bota & Rajoni

Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

04/07/2025
Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it
Kryesore

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!
Ekonomi

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025
Next Post
Firma daneze shndërron kontenierat në shtëpi të lira për studentë

Firma daneze shndërron kontenierat në shtëpi të lira për studentë

104-vjetori i FA, Nishani: Kur kishim ushtri të madhe, eksportonim konflikte

104-vjetori i FA, Nishani: Kur kishim ushtri të madhe, eksportonim konflikte

Vasili: Politika (përveç LSI-së! ka prodhuar deri tani vetëm regres dhe konflikte malinje

Vasili: Politika (përveç LSI-së! ka prodhuar deri tani vetëm regres dhe konflikte malinje

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

04/07/2025
Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

04/07/2025
Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni