Nën masa të rrepta sigurie, kombëtarja serbe dhe delegacioni i saj kanë mbërritur në Tiranë.
Një varg i tërë makinash policie i kanë shoqëruar autobusët drejt hotel “Sheratonit”. Ndërkohë, bashkë me skuadrën kanë mbërritur dhe një numër i madh gazetarësh serbë.
Nuk është dashur shumë që serbët të nisin me ankesa. Për këtë ka menduar shefi i sigurisë së kombëtare serbe, Mirko Milivoj, i cili e ka akuzuar palën shqiptare për ndryshim të marrëveshjes.
“Ne kemi pasur bashkëpunim të madh deri para 15 minutash, kur morëm telefonatën se do të ndryshohen disa gjëra që i kemi diskutuar. Gjithashtu, edhe pse ramë dakord që në katin tonë në hotel të jemi vetëm ne, u raportua se aty është edhe një qytetar amerikan. Ne nuk jemi pajtuar me këtë, dhe nuk hymë pa u larguar ai,” deklaroi Mirko para udhëtimit për në Tiranë, shkruan telegraf.rs. /tesheshi.com/