Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Karrikatura alla Charlie Hedbo që trazoi Turqinë

    Karrikatura alla Charlie Hedbo që trazoi Turqinë

    Presidenca e BE-së, nga Polonia në Skandinavi

    Presidenca e BE-së, nga Polonia në Skandinavi

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Kombëtarja serbe: qaramanë dhe dështakë

by Te Sheshi
07/10/2015
in Kryesore, Sport
Reading Time: 4 mins read
A A
Kombëtarja serbe: qaramanë dhe dështakë

Nga: Bujar M. Hoxha

Një atmosferë aspak futbollistike i përshkon këto orë të fundit para njërës prej sfidave më të rëndësishme që do të luajë kombëtarja jonë në mbrëmjen e së enjtes karshi përfaqësueses serbe.

Presioni i jashtëzakonshëm i ushtruar pa fund prej serbëve përmes deklaratash për incidente, për provokime, për helmim të ushqimit, për fitore me çdo kusht prej tyre, më së paku i kanë vënë në telashe autoritetet shqiptare, qoftë ata të futbollit apo të instancave qeverisëse të vendit.

“Shtetrrethimi” që nis nga sonte është në njëfarë mënyre i përligjur, jo si një dëshirë, por i kushtëzuar nga paralajmërimet kobndjellëse. Do të ketë rrugë të bllokuara, policë pa fund gjithandej, e po aq agjentë civilë, mbikëqyrje nga toka e nga ajri. Stadiumi vetë do të kthehet në një lloj bunkeri, ku masat janë marrë që të mos fluturojë as miza. Tifozët nuk do të jenë tifozë, por thjesht në pjesën më të mirë punonjës administrate, a deputetë, bashkuar me një mori njerëzish të përzgjedhur e të kaluar nëpër filtrat e organeve të specializuara.

Do të duhet që dhe futbollistët tanë të jenë më ndryshe, të sillen më ndryshe, më butë, me kundërshtarin, mjaft që atyre të mos u preket dhe thoi.

Sado absurde të duket kjo histori, realiteti e imponon atë.

E imponon sepse serbët janë qaramanë. I patën në Beograd të gjitha, sjelljen kërcënuese që në aeroport, moslejimin të asgjëje në të kuqe, masën e pafund të huliganëve, të policëve, ushtarëve, e punonjësve të stadiumit, në shërbim të kanosjes me jetë të 11 lojtarëve, koret kriminale që bënin thirrje për vdekje të shqiptarëve, e patën me vete dhe gjyqtarin, e në fund nuk arritën për aq sa u lejua të luhej të imponoheshin apo të tregonin diçka prej klasit të tyre të pretenduar. Një dron u solli fat, i shpëtoi nga turpërimi. Për të nisur vajtimin më pas, pa u skuqur, të përkrahur pa fund nga një skotë e pafytyrë burokratësh e gazetarësh, vendas apo europianë, që të bardhën e bënë të zezë, e të zezën e bënë të bardhë.

E tëra kjo u mbushi mendjen se dhe kualifikimi i tyre qe pamundësuar prej kuqezinjve e prej tre pikëve të dhuruara kombëtares shqiptare në arbitrazhin sportiv.

Po a qe vërtet kështu?

Serbët nuk mundën të fitonin në Armeni, u mundën nga Danimarka në shtëpi, një tjetër humbje e pësuan në Portugali, për të humbur përsëri me Danimarkën. I vetmi ngushëllim për ta qe fitorja me Armeninë në Novi Sad. Mos vallë shqiptarët e patën fajin dhe për këto paraqitje katastrofike?! Mos vallë serbët e kanë për herë të parë mospjesëmarrjen në kampionatin europian? Jo! Janë mësuar tashmë! Prej kohësh madhështia e tyre është veç iluzion. Edhe pse nxjerrin talente të shumta, gjë e cila nuk u duhet mohuar, dështimi u është bërë pjesë e pandashme e jetës.

Kulmi i suksesit të skuadrave serbe ka qenë fitorja nga Crvena Zvezda në sezonin 1990-1991 e asaj çka quhet sot Champions League. Do të fitonin me 11-metërsha në finale ndaj Olimpikut të Marsejës. Veçse jo gjithçka ishte serbe në atë ekip, e po ashtu dhe merita. Truri i skuadrës, Robert Prosineçki ishte kroat, Darko Pançev dhe Ilija Najdoski ishin maqedonas, Dejan Saviçeviç ishte malazez, Refik Shabanaxhoviç ishte boshnjak, e Miodrag Belodediç ishte rumun.

Që atëherë nuk ka mbetur më gjurmë e tyre. Edhe nëse dëgjohen ndonjëherë, kjo ndodh kur dhuna shpërthen në stadiumet ku ata vënë këmbën, por asnjëherë për shkak të rezultateve pozitive a për ndonjë arritje. Ku janë tani krenaria e tyre, Crvena Zvezda e Partizani? Askund!

Sllovenët, boshnjakët e kroatët i kanë patur ndër këto vite kulmet e tyre, herë me kualifikime në aktivitete europiane e botërore, e herë me më tepër se kaq. Ndryshe tyre, Serbia ka humbur pa nam e nishan. Serbët nuk ia dolën të kualifikoheshin katër vite më parë për në kampionatin europian të 2012-ës. Dështimi i ndoqi pas, teksa humbën dhe avionin për në Brazil, për në botërorin e vitit të shkuar. Tani janë në dështimin e tretë radhazi.

Kësaj i thonë dhi e zgjebosur e bishtin përpjetë!

Serbët nuk e kanë problem humbjen, se janë mësuar me të. Thjesht ata i marros fakti se përfaqësuesja shqiptare mund të jetë vitin e ardhshëm në Francë, kaq e madhe është mëria e tyre. E që kjo të mos ngjasë, do të bëjnë gjithçka. Prandaj, sado të tepruara të duken masat policore, sado e pajustifikuar të duket lënia jashtë stadiumit e grupimeve të njohura të tifozëve, gjithçka është në shërbim të një synimi: kuqezinjtë të fitojnë, e serbët të ikin me bishtin ndër shalë. Le të qahen pastaj!  /tesheshi.com/

Related Posts

Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor
Kryesore

Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor

03/07/2025
“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë  “po”
Kryesore

“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë “po”

02/07/2025
NYT: Amerika e Trump-it po fillon të duket si Kina
Analizë

NYT: Amerika e Trump-it po fillon të duket si Kina

02/07/2025
Next Post
Halloween Whopper, hamburgeri i zi me shijen e veçantë

Halloween Whopper, hamburgeri i zi me shijen e veçantë

Krasniqi: Thaçi mund ta shikoj ndeshjen edhe në TV!

Krasniqi: Thaçi mund ta shikoj ndeshjen edhe në TV!

Presidenti maqedonas Ivanov shpërndan 20 bursa, vetëm 1 shkon për shqiptarët

Presidenti maqedonas Ivanov shpërndan 20 bursa, vetëm 1 shkon për shqiptarët

TË FUNDIT

  • Të fundit
Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

03/07/2025
A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

03/07/2025
Papa me Emine Erdogan: Turqia, e rëndësishme për të krishterët!

Papa me Emine Erdogan: Turqia, e rëndësishme për të krishterët!

03/07/2025
Klima që i kushton Evropës miliarda euro

Klima që i kushton Evropës miliarda euro

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni