Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Koloneli që dogji Korçën, ministër në qeverinë shqiptare

by te Sheshi
15/01/2017
in Kryesore, Kujtesë
Reading Time: 5 mins read
A A
Koloneli që dogji Korçën, ministër në qeverinë shqiptare

Nga Vepror Hasani

Kur hyri për herë të parë në Korçë, (viti 1912-1913), ishte kolonel; njihej me emrin Konduli. Nuk pati mëshirë për askënd. Theri burra, gra, pleq, plaka e fëmijë, u vuri zjarrin fshatrave, shpërnguli mijëra njerës drejt ullinjve të Vlorës, vodhi e plaçkiti gjithçka gjeti, grabiti gjithë floririn që gjendej në Korçë.

Sipas shtypit të kohës, Konduli ishte me origjinë shqiptare nga fshati Lefsinë (Eleusis), e fliste bukur shqipen. Në sytë e njerëzve përpiqej të tregohej i njerëzishëm si shenjtor, por të gjithë e dinin ç’bastard ishte. Në vitin 1926 mbante gradën e gjeneralit. Ministri i Punëve të Jashtme, gjeneral Pangallos, (edhe ai nga fshati Lefsinë), e dërgoi Kondulin ministër në Qeverinë Shqiptare me qëllim zgjidhjen e mosmarrëveshjeje dhe krijimin e mirëbesimit mes dy palëve. (Ministër e quan shtypi, por duhet të ketë qenë në rolin e ambasadorit). Mirëkuptimi dhe miqësia mes Shqipërisë dhe Greqisë u la në dorë të ish – kolonelit! Nuk dihet nëse pala shqiptare pati ndonjë kundërshtim për ardhjen e Kondulit në Shqipëri, por nga sa kuptohet qeveria zgjodhi të heshtte.

Pranimi i Kondulit, në një farë mënyre, ishte përligjja e krimeve të  kryera prej tij mbi banorët e Korçës, inspirim i spiunëve dhe agjentëve të mbetur në këtë qyet që nga koha e tij. Por kësaj radhe Konduli u tregua i përkushtuar. Me të ardhur në Shqipëri, nsi të shkruante një broshurë: “Εργα κα ύθλοι, Α. Κοντουλί αντιστρατηγου, τεως πρεσβευτου της  Eλλδος εν Αλβανια εν Αθηναίς εκ του τυπογραφείου Π. Δ. Κυρίαλου”.  Dëshironte t’u mësonte qeveritarëve tanë si drejtohej shteti!

Bëmat e ish-kolonelit njiheshin nga të gjithë banorët e Korçës. Që nga maji i vitit 1913, Konduli qe autoriteti më i lartë civil dhe ushtarak i Korçës. Bashkë me dhespot Gjermanon ngritën komitetin e fshehtë prej 8 vetash për ekzekutimin e çdo njeriu që do të guxonte të dilte kundër bashkimit të Korçës me Greqinë; krijuan “Batalonet e Shenjta” – Ierus loqus, (në foton kryesore), ku rreth 1000 ortodoksë (sigurisht, pa dëshirën e tyre), të moshës nga 20 vjeç e lart, u armatosën; stërviteshin 2-3 herë në javë nën drejtimin e oficerit Mavraza. Kishat i kthyen në depo municionesh, mitropolinë në shtab të drejtimit të operacioneve ushtarake; mësonjëtoren e vashave në spital për andartët që mund të plagoseshin gjatë luftimeve. Në kryengritjen e ashtuquajtur të “Vorioepirit” të organizuar nga koloneli dhe dhespoti mbetën të vrarë 112 veta.

Qëndrimi burëror i Korçës mahniti Evropën:

“Qëndrimi kreshnik me të cilin burrat e Korçës u bënë ballë kërcënimeve të Greqisë e sulmi patriotik që ngriti më këmbë Shqipërinë e tërë kundër mesymjeve të Jugosllavisë kanë arritur të tundin pakëz apatinë e Fuqive të Mëdha e t’u japin të kuptojnë armiqve tanë se gjaku i Skënderbeut ka nisur të vlojë me rrëmbim në dejet e shqiptarëve  e se tokat e tyre nuk mund të pushtohen vetëm me një shëtitje ushtarake”. (Gazeta “Hylli i Dritës”, v. 1944, nr. 3, f. 45)

 Kolonel Konduli përpiqej të përfundonte broshurën e tij sa më parë. Do t’u mësonte shqiptarëve si të silleshin me Greqinë:

“Broshura e gjeneral Kondulit, ministër i Shqipërisë në Tiranë (Janar-Korrik 1926) vjen sikur, të plotësojë libratë që rezumuamë më sipër. … ka luftuarë që kur ishte djalosh për helenizmën (1878 në Lëkures), pastaj si komitaxhi në Maqedhoni (1904 -1906), ka qen’ në prekje të ngushtë të atyreve që drejtonin lëvizjet shqiptare, do nga ana e Greqisë, do së këtejmi kufijve, dhe në funt, pasi u-mbarua çështja e Shqipërisë, pasi u-njohën të drejtat e këtij kombi (Shqipërisë) dhe u-konstatua se vetë ky populi di t’i mprojë këto të drejta, edhe gjeneral Konduli u bë anëtar i një afrimi të sinqertë, i një miqësije të vërtetë ndërmjet Greqisë dhe Shqipërisë…”  Te fjalia e fundit vërehet hapur ironia e autorit, për ta bërë më të kuptueshme këtë gjë, shton: “Dispozitat e tij për shqiptarët z. Konduli pati rastin t’i rrëfejë më 1914 kur ishte qeveritar në Korçë, në kohë të okupimit grek…”. (Gazeta “Diturija”, v. 1927, nr. 6, f. 237)

Fillesat e ish – kolonelit kundër shqiptarëve ishin edhe më të hershme nga sa thuhet më sipër. Në fillim kolonelët dhe gjeneralët krijuan rrjetin e spiunëve dhe të agjentëve, që kur të hynin andartët të gjenin gjithçka gati. Ata hapnin dyqane dhe hiqeshin si tregtarë:

“Shqipëria është plotë me spiunë, dërguar nga të fshehurat shoqërirat e Greqisë; këta spiunë, – jo vetëm bëjnë çdo të ligë kundër shqiptarëve, po prishin edhe reshpërinë (tregtinë) e Shqipërisë. Pse dyqind mijë shqiptarë lëshojnë Shqipërinë dhe venë në vende të huaja të nxjerrin të holla, me qenë që grekët arrijnë të bëhen të pasur duke reshperosur (tregtuar) në Shqipëri? Nuk është turp të venë shqiptarët në katër anët e dheut të përpiqen të nxjerrin ca të holla, kur ka mjaft të holla në Shqipëri?…” (Gazeta “Albania”, v.1897, nr. 2, f. 22)

Korça mbahej nën vëmendjen e agjenturave greke. Deri atëherë edhe ungjilli në kishat e Korçës thuhej shqip. Ishin njerëzit e paguar ata që hoqën shqipen nga kishat shqiptare. Ja çfarë thuhet në një nga gazetat e kohës tekstualisht:

“Në vitin 1888-1889 s’ kish dhespot në Korçë, po ishte një nëkëmbës (veqil), i cili e preu të thuhej Ungjilli në gjuhën shqipe siç kish qenë nga kohëra. Shtiri dashuri në një grua të botës (kurvë), me të cilën iku në të tjera vise të Shqiperisë, ku e tregonte për mbesë. Në fund, thonë, që e la priftërinë.” (“Albania”, v. 1897, nr. 4, f. 51)

Dikujt mund t’i duket i pabesueshëm konstatimi i gazetës “Albania”. Si është e mundur që deri në vitin 1888 edhe në kisha  të flitej shqip!  Një burim tjetër sjell një shpjegim edhe më të plotë. Mos mendoni se në kishat tona liturgjia nuk bëhej në gjuhën shqipe, thuhet në artikullin e më poshtëm:

“Mos pandehni, ore vëllezër, se ka qenë gjithnjë kështu; gjer në shekullin që shkoi kemi pasur dy patrikë, një në Ohër e një në Ipek, të cilët përdornin gjuhën shqipe; këto dy patriarqi i ngritën më 1779 dhe i bashkuan me të Stambollit. Hekari, që ka qenë në Shqipëri, ka shkruar një libër të bukur për vendin tonë; na thotë që në Ysqyp e në Prizren dy shekuj më parë, mësimet në gjuhën shqipe ishin të shumta. Librat e bukur për besimet që ka shkruar arqipeshkvi i Prizrenit, Bogdani, në gjuhën shqipe, shkruar afro 300 vjet më parë janë edhe sot. Edhe sot e kësaj dite gjuha shqip s’është e ndaluar në gegëri” (“Kalendari Kombiar”, v. 1899. f. 67)

Gjeneral Konduli nuk ndenji gjatë në Shqipëri, vetëm disa muaj (janar-korrik 1926). Gjatë këtyre muajve u përpoq të shkruante broshurën e tij.  Kur iku, u dhuroi shqiptarëve një librushkë me 15 faqe. 7 muaj për kaq gjë i bëri përpjekjet e tij qesharake, por  të paktën kësaj radhe, u përpoq të largohej me nder. Ka mundësi që librushka e tij e mirëkuptimit dhe miqësisë të gjendet në Bibliotekën Kombëtare si një relikt i paharrueshëm. /tesheshi.com/

Related Posts

A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?
Analizë

A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

07/07/2025
A mund dot Europa ta ndalë Rusinë thjesht me më shumë para për mbrojtjen?
Analizë

A mund dot Europa ta ndalë Rusinë thjesht me më shumë para për mbrojtjen?

07/07/2025
Si lidhen sulmet izraelite ndaj Iranit me krizën e mbrojtjes ukrainase
Gjeopolitikë

Si lidhen sulmet izraelite ndaj Iranit me krizën e mbrojtjes ukrainase

06/07/2025
Next Post
Nis gara se kush e ndali në të vërtetë trenin serb

Nis gara se kush e ndali në të vërtetë trenin serb

WhatsApp “bën me hile”, ka probleme me sigurinë

WhatsApp “bën me hile”, ka probleme me sigurinë

Nga Jonathan FREEDLAND*: Mos e trajtoni Donald Trump si president normal

Nga Jonathan FREEDLAND*: Mos e trajtoni Donald Trump si president normal

TË FUNDIT

  • Të fundit
Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

07/07/2025
A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

07/07/2025
Michael Douglas: “S’sua të vdes në shesh xhirimi!”

Michael Douglas: “S’sua të vdes në shesh xhirimi!”

07/07/2025
Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

07/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni