Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Kolapsi i turistit perëndimor: si po e transformojnë kinezët industrinë e udhëtimeve

by te Sheshi
01/09/2017
in Ekonomi, Kryesore
Reading Time: 5 mins read
A A
Kolapsi i turistit perëndimor: si po e transformojnë kinezët industrinë e udhëtimeve

Qytetarët nga Kina, India dhe ekonomi të tjera në zhvillim po udhëtojnë në numra gjithnjë e më të mëdhenj – dhe pjesa tjetër e botës po konkurron për paratë e tyre.

Gushti është para së gjithash, muaji i pushimeve për pjesën më të madhe të botës perëndimore dhe po ashtu vital për të ruajtur bazën e industrisë globale të udhëtimeve, një nga motorrët më të mëdhenj të ekonomisë në botën e sotme.

Gjermanët e përcëlluar nga dielli në plazhet tajlandeze, turistët britanikë me çanta shpine në resortet e Dubait, apo amerikanët e varur nga selfie-t në Venecia nuk janë vetëm duke pushuar, por janë duke kontribuar në ekonominë globale. Sipas këshillit botëror për udhëtim dhe turizëm, kjo industri përbën më shumë se 10 për qind të prodhimit të përgjithshëm bruto global dhe gati 300 milionë vende pune.

Por, panorama që ne marrim në lidhje me udhëtimet nga revistat e ilustruara bukur  – me foto në pjesën më të madhe të perëndimorëve të bardhë që përjetojnë vende ekzotike – nuk arrin të përshkruajë historinë më të gjerë në industrinë e udhëtimeve përgjatë dekadës së fundit: valën në rritje të udhëtarëve ndërkombëtarë nga bota në zhvillim. Rritja e “pjesës tjetër” është tashmë e reflektuar edhe në historinë e udhëtimeve, dhe një forcë me gjasa transformuese.

Ndërsa klasa e mesme rritet në të gjitha ekonomitë në zhvillim, njerëzit kanë zhvilluar edhe shijen e “klasës së mesme” për pushime. Sipas një sondazhi zviceran që mbulon shumë aspekte, realizuar nga

“Credit Suisse”, pjesa më e madhe e njerëzve në ekonomitë në zhvillim i vendosin shpenzimet për pushime në krye ose pothuajse në listën e gjërave për të cilat duan të shpenzojnë para. Nga Kina në Korenë e Jugut, Malajzia dhe India, Azia po përjeton një boom të udhëtimeve ndërkombëtare.

Ashtu si ndodh me gjithe trended në ekonomitë në zhvillim, Kina është lidere. Sipas organizatës botërore të Turizmit pranë OKB-së, numri i udhëtarëve ndërkombëtarë kinezë ka kapur shifrën e 135 milionëve vitin e kaluar. Udhëtari kinez e ka tejkaluar atë amerikan si forca më e madhe në industry, duke mposhtur amerikanët në numër dhe në shpenzime. Vitin e kaluar, sipas OKB-së, udhëtarët ndërkombëtarë nga Kina shpenzuan 261 miliardë dollarë – më shumë sesa gjithë prodhimi i brendshëm i Greqisë apo Portugalisë.

Një numër në rritje udhëtarësh shkojnë në Shtetet e Bashkuara duke shpenzuar rreth 33 miliardë dollar, sipas departamentit amerikan të Tregtisë. Kinezët – me mijëra kilometra larg – janë të vendosur në rrugën për t’u shndërruar në grupin e tretë më të madh të vizitorëve që vijnë në këtë vend, pas kanadezëve dhe meksikanëve.

Ndërsa presidenti Donald Trump bërtet për deficitin tregtar të Shteteve të Bashkuara me Kinën, profesionistët e industrisë së udhëtimeve janë të zënë duke joshur udhëtarët kinezë.

Në konferencat e industrisë së udhëtimeve në Shtetet e Bashkuara, ekziston një sesion i pashmangshëm sesi “të tërheqim udhëtarin kinez”. Përgjigja me një fjalë është kjo: blerjet. Sipas zyrës së turizmit në departamentin amerikan të Tregtisë blerjet listohen të parat midis prioriteteve të udhëtarëve, ndjekur nga vizitat në vendet panoramike dhe ushqimi i mirë. Udhëtari kinez po ashtu priret të favorizojë brigjet,  pasi Kalifornia dhe Nju Jorku llogariten për gati 70 për qind të tregut. Los Anxhelosi është qyteti më i vizituar. Hotelet më të mira janë të parat që iu përgjigjën trendit, me meny në gjuhën kineze, mikpritjen me çajnikë dhe ushqime të pëlqyeshme për ta.

India, po ashtu, po rritet në fushën e udhëtimeve ndërkombëtare. Nga rreth 20 milionë udhëtarë që llogariten sot, agjencitë parashikojnë që me gjasa 50 milionë njerëz të udhëtojnë nga India deri në vitin 2020. Popullsia e re e Indisë dhe rritja e klasës së mesme sigurojnë një fluks të qëndrueshëm udhëtarësh jashtë vendit. Destinacionet më të pëlqyera përfshijnë Singaporin, Dubain, Bangkokun, Parisin, Londrën dhe Nju Jorkun. Vende si Jordania, Australia dhe Izraeli janë po ashtu duke e bërë më të lehtë për indianët që të marrin viza.

Në Shtetet e Bashkuara indianët thyen rekordin e vitit 2015 dhe tani numri i tyre ka shkuar në 1.1 milionë. Që prej vitit 2009, tregu amerikan ka njohur rritje me 113 për qind të numrit të udhëtarëve indianë. Ashtu si dhe kinezët, indianët pëlqejnë blerjet dhe vendet panoramike.

Thënë këto, ekonomitë më të mëdha të Azisë mund të shpenzojnë deri në 365 miliardë dollar çdo vit për udhëtime deri në 2025-ën. Kjo shumë është trefish më e madhe e shumës së parashikuar se do të shpenzojnë udhëtarët amerikanë në të njëjtat vite, dhe demografia dominuese e Azisë sugjeron se diferenca do të rritet. Deri në vitin 2030, 60 për qind e popullsisë së botës do të jetojë në Azi. Shto Afrikën dhe janë gati 77 për qind e popullsisë së botës në këto dy rajone.

“Të udhëtosh”, thoshte dikur Aldous Huxley “është të zbulosh se të gjithë e kanë gabim për vende e tjera”. Një brez i ri aziatikësh po zbulon kontinentin e vet dhe ndoshta po zbulon se stereotipet e vjetra apo propaganda shtetërore nuk reflektojnë të vërtetën. Ndërsa është e vështirë të dalësh në përfundime, shpërthimi në udhëtimin midis vendeve aziatike përgjatë dekadës së fundit mund të ketë ndikim të ngjashëm me “boom”-in e udhëtimeve mes vendeve europiane që nga rënia e Bashkimit Sovjetik dhe rritja e Bashkimit Europian: një brez gjermanësh, anglezësh e francezësh apo skandinavësh tashmë e njohin dhe e kuptojnë më mirë njëri-tjetrin dhe kanë më pak gjasa të kthehen tek tipizimet e vjetra. Kjo nuk është gjë e vogël për një kontinent që ka nisur dy luftërat më të përgjakshme në shekullin e fundit. Programi i shkëmbimit të studentëve Erasmus merr merita të veçanta në ndërtimin e identitetit europian midis të rinjve.

Për të qenë të vërtetë, gjeopolitika ende luan rol në udhëtimet në Azi, dhe numrat e turistëve kinezë në Japoni dhe Korenë e Jugut ulen e ngrihen sipas temperaturës politike, por tashmë xhindi ka dalë nga shishja. Por, nuk duhet kuptuar gabim: tensioned në detin e Kinës Jugore nuk do të shuhen për shkak se kinezëve iu pëlqen të bëjnë shoping në Tokio, por në terma afatgjatë, ky nivel interaktiv udhëtimesh shtron terrenin social për një Azi më paqësore.

Ndërsa e gjithë kjo ngjan me një histori të mirëshkruar reviste, në botën e zhvilluar, ka edhe në anë të errët. Rritja e klasave të mesme ka rritur edhe pritshmëritë dhe, kur ato nuk përmbushen, trazirat mund të jenë rrugës. Në një farë mënyre, pranvera arabe i përputhet këtij skenari. Eshtë shumë më e vështirë të rritet një klasë e mesme e maturuar sesa të ndërtohet një prej një vendi të goditur nga varfëria ku nuk ka drejtim tjetër për të lëvizur përveçse për lart.

Rritja e numrit të udhëtarëve kinezë është vetëm një pjesë nga tre trended që po ndryshojnë botën: rritja e klasave të mesme në botën në zhvillim, rritja e lidhjeve, si fizike ashtu dhe teknologjike dhe urbanizimi i shpejtë. Me më shumë se 85 për qind të popullsisë që jeton jashtë Amerikës së Veriut dhe Europës, nuk ka habi që rritja e ardhshme në industrinë  e turizmit të varet nga klasat e mesme në Azi, Afrikë dhe Amerikën Latine – dhe asnjë nuk do të jetë më e rëndësishme se Kina.

Këtë parashikim duket se e sheh qartë edhe një grup hotelerie me bazë në Shtetet e Bashkuara. Grupi ka qenë aktiv në joshjen e udhëtarëve kinezë me shënime mikpritjeje për Vitin e Ri hënor. Cili është ky grup? Hotelet Trump.

Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/

Related Posts

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?
Diplomaci

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor
Kryesore

Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor

03/07/2025
“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë  “po”
Kryesore

“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë “po”

02/07/2025
Next Post
Kurban Bajrami, Kryeimami kosovar Sabri Bajogra: të punojmë për ndërtimin e një shteti funksional

Kurban Bajrami, Kryeimami kosovar Sabri Bajogra: të punojmë për ndërtimin e një shteti funksional

Djali sirian që thërriste “babi më kap!” pas humbjes së këmbëve, kryen Haxhin (video)

Djali sirian që thërriste "babi më kap!" pas humbjes së këmbëve, kryen Haxhin (video)

Besimtarët myslimanë festojnë Kurban Bajramin, falja në sheshin Skënderbej (video)

Besimtarët myslimanë festojnë Kurban Bajramin, falja në sheshin Skënderbej (video)

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025
Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti

Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti

03/07/2025
Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni