Kokteji me kivi, mollë dhe limon është një pije e shkëlqyer me vitaminë C dhe me efekte të mira për dobësim. Shumë shpejt do të ndiheni e lehtësuar nga pesha, me një bark të sheshtë dhe me një trup të tonifikuar.
Përbërësit:
5 kokrra kivi
1 lugë kafe me karafil pluhur
2 kokrra mollë
1 tufë nenexhik
2 kokrra limon
Përgatitja: shtrydhni limonët dhe të gjithë përbërësit duhet të hidhen në mikser. Më pas hollojeni tretësirën duke i shtuar 1 litër ujë.
Përdorimi: kjo pije rekomandohet të pihet çdo ditë para vakteve të mëngjesit, drekës dhe darkës. Gjithashtu, mund të pini një gotë edhe para se të flini gjumë./tesheshi.com/