Kapja e 400 kg kokainë në Lipjan, ka bërë që të vërshojnë konsideratat amerikane për aksionin shqiptar-kosovar, i cili kishte dhe mbështetjen e DEA-s.
“Kapja e djeshme e 400 kg kokainë është rezultat i bashkëpunimit të fortë midis SPAK & Policia e Shtetit Shqiptar, me DEAWashingtonDC, luajti një rol të rëndësishëm në këtë goditje kundër trafikantëve ndërkombëtarë të drogës dhe krimit të organizuar”, shkruan ambasadorja Yuri Kim.
“Luftimi i krimit të organizuar dhe trafikut të drogës kërkon vendosmëri dhe bashkëpunim ndërkombëtar.
Ju lumtë autoriteteve të Kosovës për kapjen e djeshme të drogës në Lipjan – sukses përmes partneritetit global midis Kosovës, Italisë, Shqipërisë, & @DEAWashingtonDC. Fitore e madhe për sundimin e ligjit”, shkruan ambasada amerikane në Prishtinë. /tesheshi.com/