Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Burgjet “full” të BE-së

    Burgjet “full” të BE-së

    Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

    Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

    Shuhet një majtist me nam

    Shuhet një majtist me nam

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës

    Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Kohë të errëta për Gjermaninë: paqja sociale, e kërcënuar!

Ku po e çon superfuqinë europiane “loja ruse” me gazin?

by te Sheshi
10/07/2022
in Ekonomi, Kryesore
Reading Time: 3 mins read
A A
Kohë të errëta për Gjermaninë: paqja sociale, e kërcënuar!

Për shkak të krizës galopante energjetike, Gjermania po kufizon përdorimin e ujit të nxehtë, errësimin e dritave të rrugëve dhe mbylljen e pishinave.

Rritja e madhe e çmimeve të gazit erdhi pasi Rusia shkurtoi furnizimet me gaz në Gjermani muajin e kaluar, duke e zhytur këtë superfuqi ekonomike europiane në krizën e saj më të keqe energjetike që nga viti 1973.

Importuesit e gazit dhe shërbimet komunale po luftojnë për të mbijetuar ndërsa faturat e konsumatorëve rriten në qiell, shkruan Financial Times.

“Situata është më se dramatike. Paqja sociale në Gjermani është në rrezik të madh,” tha Axel Gedaschko, kreu i federatës GdW të kompanive gjermane të strehimit.

Ndërsa tensionet rriten rreth pushtimit rus të Ukrainës, zyrtarët kanë frikë se situata mund të përkeqësohet më tej. Rusia, në fakt, po mbyll të hënën tubacionin e saj kryesor të gazit për në Gjermani, Nord Stream 1. Edhe pse thuhej se do të zgjaste dhjetë ditë, dhe arsyeja u përmend si mirëmbajtja e planifikuar, shumë në Berlin kanë frikë se ai kurrë nuk do të hapet sërish.

Gjermania ndërmori një hap vendimtar drejt racionalizimit të gazit muajin e kaluar kur ministri i Ekonomisë Robert Habeck aktivizoi fazën e dytë të planit të emergjencës.

“Situata në tregun e gazit është e tensionuar dhe për fat të keq, nuk mund të garantojmë se nuk do të përkeqësohet. Mund të bëhet kritike dhe ne duhet të jemi të përgatitur për këtë,” tha ai të martën. Ai po ashtu apeloi tek qytetarët që të kursejnë energjinë.

Kompania më e madhe gjermane e pasurive të paluajtshme Vonovia njoftoi të enjten se do të ulë temperaturën e ngrohjes qendrore me gaz në 17 gradë Celsius për qiramarrësit e saj midis orës 23:00 dhe 06:00, kur fillon sezoni i ardhshëm i ngrohjes. Ata thonë se kjo masë do të kursejë 8 për qind në shpenzimet e ngrohjes.

Shoqata e banesave në qytetin sakson të Dippoldiswalde, pranë kufirit çek, shkoi një hap më tej këtë javë – vendosi, përkatësisht, të reduktojë furnizimin me ujë të ngrohtë në mënyrë që banorët të mund të bëjnë dush me të në mes 4 dhe 8, 11 dhe 1 dhe 5 dhe 9 pasdite.

“Duhet të kursejmë për dimrin”, thanë ata.

Dhe masa të tilla mund të bëhen një rutinë e re në javët e ardhshme. Helmut Dedy, kreu i Shoqatës Gjermane të Qyteteve, tha se e gjithë shoqëria tani duhet të reduktojë konsumin e energjisë.

“Situata është shumë e rëndë. Tashmë është e qartë se do të duhet të largohemi nga zona jonë e rehatisë. Ne kursejmë në verë për të pasur apartamente të ngrohta në dimër. Çdo kilovat orë që kursejmë ndihmon për të mbushur sadopak rezervuarin e gazit më shumë”, tha ai. Ai u bëri thirrje këshillave të qytetit në të gjithë vendin që të marrin masa urgjente si fikja e semaforëve gjatë natës, fikja e ujit të ngrohtë në muzetë dhe qendrat sportive, rregullimi i ajrit të kondicionuar dhe ndalimi i ndriçimit në ndërtesat historike.

Disa tashmë kanë marrë masa. Kështu, qarku Lahn-Dill pranë Frankfurtit njofton se nga mesi i shtatorit do të mbyllë ujin e nxehtë në 86 shkollat ​​dhe 60 sallat e tij sportive. Ata shpresojnë të kursejnë 100,000 euro në kostot e energjisë me këtë lëvizje. Düsseldorfi ka mbyllur përkohësisht kompleksin e tij të madh të pishinave Münster-Therme. Nga ana tjetër, Berlini ka ulur temperaturën në pishinat e jashtme me dy gradë, ndërsa Këlni po zbeh ndriçimin e rrugëve në 70 për qind të fuqisë së plotë nga ora 23:00.

Financial Times shkruan se është e paqartë se sa masa të tilla do të zbusin efektin e faturave të larta të ngrohjes. Në federatën e kompanive gjermane të banesave GdW, ata thonë se lufta në Ukrainë do të rrisë çmimet e energjisë për konsumatorët midis 71 dhe 200 për qind, gjë që, krahasuar me vitin 2021, do të rrisë kostot shtesë vjetore nga 1,000 në 2,700 euro për një person dhe deri në 3800 euro për një familje me katër persona.

Dhe nëse parlamenti gjerman miraton një ligj të ri, kostot mund të rriten edhe më shumë. Përkatësisht, qeveria mund të vendosë taksa emergjente për të gjithë konsumatorët e gazit në mënyrë që kostot e çmimeve të larta të shpërndahen në mënyrë më të barabartë. /tesheshi.com/

Related Posts

Trump zemëron si demokratët ashtu edhe republikanët: “Ky mund të jetë spiunazh”
Kryesore

Trump zemëron si demokratët ashtu edhe republikanët: “Ky mund të jetë spiunazh”

14/05/2025
Trump, “biznes” 142 miliardë dollarë me sauditët
Ekonomi

Trump, “biznes” 142 miliardë dollarë me sauditët

13/05/2025
Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura
Kryesore

Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

13/05/2025
Next Post
Biden, sqarim i marrëdhënieve me Arabinë Saudite

Biden, sqarim i marrëdhënieve me Arabinë Saudite

Itali: gjobë turistëve “vetëm me brekë” në rrugë

Itali: gjobë turistëve “vetëm me brekë” në rrugë

Hetimet: vrasësi i Abe-s u përpoq të bënte një bombë

Hetimet: vrasësi i Abe-s u përpoq të bënte një bombë

TË FUNDIT

  • Të fundit
Burgjet “full” të BE-së

Burgjet “full” të BE-së

14/05/2025
Strategjia e re e Trump-it për Lindjen e Mesme: largimi nga Netanyahu dhe afrimi me Erdoganin

Strategjia e re e Trump-it për Lindjen e Mesme: largimi nga Netanyahu dhe afrimi me Erdoganin

14/05/2025
Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

14/05/2025
Adaptimi nga Rama i një fjale të re në shqipe: virtyt që ai nuk e ka…

Adaptimi nga Rama i një fjale të re në shqipe: virtyt që ai nuk e ka…

14/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni