Përbërësit për 2 persona:
1 gotë oriz
2 gota lëng perimesh
Gjysmë qepe të bardhë
20 gr gjalpë
150 gr kungull
2 salsiçe të freskëta
Djathë parmixhan
Arrëmyshk
Rozmarinë
Kripë, piper
Vaj ulliri
Përgatitja:
Pastroni dhe prisni kungullin në kubikë. Kalojini këta të fundit në një tigan me gjalpin, erëzat dhe verën e bardhë. Mund të skuqni edhe salsiçen bashkë me to. Prisni imët qepën dhe vendoseni të skuqet me pak vaj ulliri në zjarr të ngadaltë deri sa të marrë ngjyrë.
Shtoni orizin, përziejeni me qepën dhe shuajeni me pak verë të bardhë. Po aty, hidhni salsiçet e pastruara tashmë nga lëkura dhe të copëtuara në pjesë të vogla.
Shtoni edhe kungullin bashkë me lëngun e perimeve dhe lërini deri sa orizi të ziejë. Në momentin e fundit, shtoni djathin parmixhan arrëmyshukn dhe pak rozmarinë. /tesheshi.com/