Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Si dhe pse Izraeli vret edhe mjekët

    Si dhe pse Izraeli vret edhe mjekët

    Kush janë të dënuarit për Srebrenicën?

    Kush janë të dënuarit për Srebrenicën?

    Pamje historike: kur komunistët dorëzojnë armët…

    Pamje historike: kur komunistët dorëzojnë armët…

    Srebrenica: 30 vjet nga një gjenocid mu në zemër të Evropës dhe Gaza

    Srebrenica: 30 vjet nga një gjenocid mu në zemër të Evropës dhe Gaza

    Albanese, “flakë për flakë” me SHBA

    Albanese, “flakë për flakë” me SHBA

    Sot, tre dekada nga Gaza e djeshme në Ballkan

    Sot, tre dekada nga Gaza e djeshme në Ballkan

    Një nëndetëse bërthamore amerikane, në një qytet evropian për herë të parë në histori

    Një nëndetëse bërthamore amerikane, në një qytet evropian për herë të parë në histori

    Videoja e parë e Oçalanit nga viti 1999, deklamimi: Lufta jonë mbarroi!

    Videoja e parë e Oçalanit nga viti 1999, deklamimi: Lufta jonë mbarroi!

    Pse luftëtarët palestinezë veshin mantele në fushën e betejës?

    Pse luftëtarët palestinezë veshin mantele në fushën e betejës?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Koha kur hebrenjtë vishnin burkën: ekspozita që shfaq modën e tyre të shekullit të 19-të

by te Sheshi
04/10/2017
in Kryesore, Sociale & Shoqëri, Të fundit
Reading Time: 4 mins read
A A
Koha kur hebrenjtë vishnin burkën: ekspozita që shfaq modën e tyre të shekullit të 19-të
14
SHARES

Kur Muzeu i Izraelit vendosi një veshje të stilit burka në një ekspozitë mbi veshjet hebraike, shumë vizitorë u habitën: çfarë ka të bëjë një mantel që mbulon gjithë trupin, i cili idenfitikohet me Islamin, me modën e hebrenjve?

Rezultoi se kishte, edhe shumë bile.

“Kjo ishte në të vërtetë veshja tradicionale për gratë hebraike të shoqërisë së lartë deri në mesin e shekullit të 20-të”, thotë Efrat Assaf-Shapira, një kuratore e koleksionit të madh të veshjeve hebraike. “Çifutët në mbarë botën kryesisht veshnin çfarëdo që mbanin veshur shoqëritë e tyre përreth”.

Kështu, për shembull, pantallonat për dasma prej mëndafshit të bardhë me një shirit beli prej 3 metra të gjatë për të akomoduar nuset e shëndosha, një këmishë iraniane prej mëndafshi të purpurt i frymëzuar nga tutu i baletit parizien dhe një veshje e bardhë etiopiane prej pambukut, janë pjesë e koleksionit të muzeut “Veshjet hebraike”.

Tani Muzeu i Izraelit është duke bërë përgatitje për të sjellë modelet e saj kozmopolitane hebraike në Nju Jork, për “një ekspozitë të përmasave të gjera të kostumeve hebraike në SHBA”. “Veiled Meaning: Fashion Jewish Dress“, do të shfaqet në muzeun hebre në Manhatan nga 3 nëntori deri në 18 mars.

Që nga hapja e saj në vitin 1965, Muzeu i Izraelit ka mbledhur koleksionin më të madh të veshjeve hebraike në botë. Bodrumi i kampusit të tij në qendër të Jeruzalemit ka rreth 10,000 rroba të veshura nga hebrenjtë në dhjetra vende gjatë disa qindra viteve të fundit.

Koleksioni i muzeut është pajisur nga rrobat e dhuruara nga miliona emigrantët të cilët vërshuan në vend, pas themelimit të këtij shteti në vitin 1948.

“Një gamë e madhe e këtij koleksioni është mundësuar, vetëm për shkak se të gjitha komunitetet nga e gjithë bota erdhën në Izrael”, tha Assaf-Shapira. “Është një takim i rrallë kulturash që ndodhën në prag të modernizimit”.

Megjithatë, koleksioni është i kufizuar në mënyrë të pashmangshme nga forcat e historisë. Sipas Assaf-Shapira, çifutët tashmë po fillonin të tregtonin veshjet e tyre tradicionale për veshjet e stilit perëndimor, kur filluan të emigronin në Izrael, dhe kjo ishte veçanërisht e vërtetë për burrat. Gjithashtu, për shkak të Holokaustit, hebrenjtë evropianë sollën shumë pak nga kultura e tyre me vete, me përjashtim të pjesshëm të atyre nga jugu i kontinentit.

Si rezultat, veshjet e ruajtura nga Muzeu i Izraelit kryesisht përfaqësojnë stilet të cilat janë veshur nga gratë hebraike në Afrikën e Veriut, Jemen dhe Azi gjatë shekullit të 19-të dhe fillim të shekullit të 20-të. Shumica e këtyre veshjeve janë një lloj i rrobave ceremoniale që gratë e tilla i kanë mbajtur në dollapet e tyre si garderobë e që janë përcjellur nëpër gjenerata, veçanërisht veshjet e dasmave.

Gjatë dekadave, Muzeu i Izraelit ka shfaqur koleksionin e tij të veshjeve në një seri ekspozitash të fokusuara në hebrenj nga rajone të caktuara. Në vitin 2014, për herë të parë, është prezantuar moda globale hebraike me emërtimin “Kodet e veshjes: Zbulimi i veshjes hebraike”.

“Veiled Meaning” në muzeun e Nju Jorkut do të jetë një version i kësaj ekspozite, përfshirë edhe rreth 100 veshje nga dhjetra komunitete hebreje nga vise shumë të largëta si Italia dhe India.

Assaf Shapira thotë se shumëllojshmëria e materialeve, ngjyrave dhe dizanjeve sfidon nocionin, sipas të cilit hebrenjtë kanë ruajtur identitetin e tyre përmes refuzimit të ndikimeve nga jashtë. Në shumicën e rasteve, thotë ajo, hebrenjtë janë veshur sipas stilit të shoqërisë përreth.

“Ka një bërthamë të përbashkët të feve dhe ceremonive,” thotë ajo për këto bashkësi hebraike. “Por përreth kësaj bërthame të përbashkët, ekziston një gamë e tërë e traditave, të cilat janë ndarë bashkë me muslimanët dhe të krishterët”.

Në disa raste, çifutët madje kontribuan në modën popullore, tha ajo, duke përmendur një pallto të gruas Bukarane të thurur me ikat me ngjyra, për çka hebrenjtë vendës ishin të shkathtë.

Edhe kur çifutët vishnin rroba dalluese, thotë Assaf-Shapira, ata zakonisht ruanin dhe i përvetësonin tendencat e vjetruara të modës vendase, e jo ato që ishin modele të veçanta për hebrenjë.

Që na sjell te një veshje e njohur si burka, një rrobë që mbulon trupin me një velo të fytyrës, e cila habiti vizitorët në Muzeun e Izraelit dhe e cila do të prezentohet në Nju Jork.

Në Mashhad të Iranit, gratë hebreje kanë bartur mbulesën së bashku me një vello, njejtë sikurse fqinjët e tyre muslimanë. Pasi u arratisën nga përndjekja dhe konvertimi i detyruar në shekullin e 19-të dhe u vendosën në Herat të Afganistanit, ato ruajtën shallin e tyre të stilit iranian, në vend që të adoptonin burkën lokale si bashkëkohëset e tyre hebrenje në Kabulin e afërt. Shumë prej tyre vazhduan të mbanin mbulesën derisa ato emigruan në Izrael, në fund të viteve ’70-ta.

“Këta artikuj që do të shkojnë në Nju Jork tregojnë historinë e diversitetit të komuniteteve hebraike në mbarë botën”, thotë Assaf-Shapira, “dhe si duhet të mbani në të vërtetë identitetin tuaj me kalimin e kohës”.

Marrë: nga Haaretz

Përgatiti: Jeton – Zenuni – /tesheshi.com/

Related Posts

Si dhe pse Izraeli vret edhe mjekët
Kryesore

Si dhe pse Izraeli vret edhe mjekët

11/07/2025
Kush janë të dënuarit për Srebrenicën?
Ballkani

Kush janë të dënuarit për Srebrenicën?

11/07/2025
Pamje historike: kur komunistët dorëzojnë armët…
Bota & Rajoni

Pamje historike: kur komunistët dorëzojnë armët…

11/07/2025
Next Post
NASA u përpoq ta bindte reperin B.O.B. se Toka është e rrumbullakët

NASA u përpoq ta bindte reperin B.O.B. se Toka është e rrumbullakët

Kryeministri i Malit  të Zi: Demarkacioni, nuk lëvizim asnjë centimetër nga marrëveshja e arritur

Kryeministri i Malit  të Zi: Demarkacioni, nuk lëvizim asnjë centimetër nga marrëveshja e arritur

Nga përplasjet e Elbasanit te vrasjet e Xhindit dhe Santos: a mund të zbardhen krimet e bujshme…

Nga përplasjet e Elbasanit te vrasjet e Xhindit dhe Santos: a mund të zbardhen krimet e bujshme…

TË FUNDIT

  • Të fundit
Si dhe pse Izraeli vret edhe mjekët

Si dhe pse Izraeli vret edhe mjekët

11/07/2025
Kush janë të dënuarit për Srebrenicën?

Kush janë të dënuarit për Srebrenicën?

11/07/2025
Pamje historike: kur komunistët dorëzojnë armët…

Pamje historike: kur komunistët dorëzojnë armët…

11/07/2025
Srebrenica: 30 vjet nga një gjenocid mu në zemër të Evropës dhe Gaza

Srebrenica: 30 vjet nga një gjenocid mu në zemër të Evropës dhe Gaza

11/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Roald A. Hysa: Logo “hallall” dhe “turizmi hallall”

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • Get Xanax Online
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo
  • Safely Buy Diazepam or Valium Online
  • Tramadol hydrochloride Online

Na ndiqni