Një masë e re restriktive me qëllim parandalimin e manipulimeve dhe kërcënimeve gjatë fushatës zgjedhore është paraparë në Kodin e ri zgjedhor të Republikës së Maqedonisë.
Sipas kodit të ri zgjedhor, ata që bëjnë presion për zgjedhjet, sidomos gjatë fushatës do të përfundojnë në burg deri në 3 vjet.
Kodi zgjedhor parasheh këto masa sanksionuese, dhe se të gjithë punonjësit e administratës në rast se përballen me presione apo rekomandime të tilla politike, duhet të denoncojnë rastin në KSHZ, gjyqësor dhe organizatat joqeveritare, por edhe tek OSBE.
Me këtë problem po përballen administratorë, por edhe punonjës në arsim, kulturë dhe institucione të tjera buxhetore, ku ata janë në presion të shefave partiak, drejtorëve dhe funksionarëve të tjerë, të cilët bëjnë presion për fushatën dhe zgjedhjet. /tesheshi.com/