Dy ditë më parë, ministri i Transporteve Edmond Haxhinasto, u bëri thirrje shqiptarëve që të njiheshin me kodin e ri rrugor që hyn në fuqi.
Dhe vërtet që shqiptarët duhet ta bëjnë këtë, pasi mund ta kapen gafil, edhe pa qenë fare në timon, nga ndonjë gjobë që mund t’u vihet.
Kjo për shkak se aty janë parashikuar ndëshkime edhe për këmbësorët, në rastet kur shkelin semaforin, apo kur ecin në rrugë makinash. Por siç transmeton TCH, tek këta të fundit bëjnë pjesë dhe çobenjtë, ata të cilët udhëheqin tufa bagëtish, që në shumë raste ecin dhe ato rrugëve për automjete.
Pra, sipas qeverisë, është koha kur dhe bariu mund të hajë një gjobë, të cilët për ta mënjanuar si ndëshkim, i duhet të njihet me kodin rrugor. /tesheshi.com/