Publicisti dhe gazetari, Adriatik Kelmendi, i ka bërë disa llogaritje rreh koalicionit mes Vetëvendosje-s dhe AKR-së në Prishtinë. Kelmendi pyet se a mund të jetë partia e Pacollit, mallkimi i VV-së, duke kujtuar zgjedhjet parlamentare të 11 qershorit, kur pas një koalicioni në mes të LDK-së dhe AKR-së, kjo e fundit e braktisi atë duke iu bashkuar PAN-it, çka e dëmtoi partinë e Isa Mustafës.
“Pse ‘Vetëvendosje!’ zgjodhi ta ndryshojë taktikën e vet të dëshmuar si fituese?! Në zgjedhjet parlamentare, LDK-ja si parti deri atëherë më e madhe zgjodhi të bëjë koalicion me AKR-në, kurse ‘Vetëvendosje!’ garoi e vetme dhe për herë të parë e kaloi LDK-në (e edhe PDK-në, AAK-në e NISMA-n)”, shkruan Kelmendi në Facebook.
Ai thotë se tash rolet janë ndërruar, kur LVV-ja që udhëheq në Prishtinë zgjedh të bëjë koalicion me AKR-në, kurse LDK-ja shkon e vetme.
“A mund të përsëritet tash ‘mallkimi AKR’ me LVV-në, ashtu siç ndodhi me LDK-në?”, pyet Kelmendi. /tesheshi.com/