Pep Guardiola nuk do të ketë luksin të marrë me vete në Manchester City asnjë lojtar të Bayern Mynih-ut. Siç raporton e përditshmja britanike Daily Star, trajneri spanjoll nuk do të ketë të drejtën të “peshkojë” tashmë në ish-skuadrën e tij, në mënyrë që të forcojë skuadrën e citizens.
Guardiola kishte shënjestruar futbollistët Robert Lewandowski, Thomas Muller, Thiago Alcantara dhe Mario Gotze, për t’i marrë me vete në Manchester, mirëpo drejtuesit bavarez e kanë njoftuar për njërën nga pikat e kontratës që ka spanjolli me skuadrën gjermane, për të mos patur mundësinë e transferimit të asnjë lojtari nga Alianz Arena.
Tani agjenda e Pep ka ndryshuar dhe në “gjah” për të gjuajtur ka disa futbollistë të tjerë sikurse Paul Pogba, John Stones, Neymar dhe Busquets. Ky i fundit ka deklaruar se vetëm Guardiola dhe gruaja e tij mund t’ia ndërrojnë mendjen të largohem nga Barcelona. /tesheshi.com/