Pica e ideuar nga restoranti “Industry Kitchen”, është frymëzuar nga një distrikt financiar që gjendet pranë saj dhe që tërheq miliarderë nga e gjithë bota. Shumë e konsiderojnë si simbol të një dekadence epshi.
Përpos arit, përbërës të tjerë janë: “Foie Gras” (mëlçi e dhjamur), tartuf, havjar dhe djathë anglez “stilton”. Brumi është përgatitur me bojë kallamari për t’i dhënë një ngjyrë të zezë. Pica mbulohet me shirita ari 24 karatë.
“Është një pjatë tepër e pasur, dhe nëse jeni në kërkim të një pjate të bollshme, kjo është pica që bën për ju”, është shprehur shefi Braulino Bunay. Në fakt përbërësit janë shumë të kërkuar: “Njerëzit mbeten të shokuar pasi nuk kanë parë asnjëherë më parë kaq shumë përbërës në një pjatë të vetme”, vijon ai duke shtuar se përgatitja në formën e picës e bën që të jetë më e kushtueshme se pjatat e tjera./tesheshi.com/