Godina karakteristike e Fakulutetit të Gjeologji-Minierave, aty ku qeveria ka projektuar instalimin e Pallatit të Drejtësisë, është deri më tani simboli i dëmëve nga tërmeti i fortë që tronditi sidomos Shqipërinë e Mesme, aty rreth orës 16.04 minuta.
Një pjesë e fasadës së fakultetit në formë ovale dhe me harkonada, i ndodhur te Parku i Liqenit, ka rënë përtokë ku inertet kanë rënë dhe mbi dy automjete të parkuara, duke i shkatërruar ato plotësisht.
Pasojat e tjera pritet të bëhen të njohura gjatë orëve në vijim. /tesheshi.com/