Kryeministri shqiptar, Edi Rama ka bërë përzgjedhjen e fotos së vitit, pra 2015-ës, ku sipas shijes së tij estetike, por me gjasë dhe politike, është pikërisht tryeza e përbashkët që bashkoi qeveritë e Tiranës e Prishtinës nën një dekor të tejmbushur me detaje kombëtare.
Mbledhja u zhvillua janarin e vitit të kaluar dhe la përshtypje të madhe për fantazinë e vënë në punë, ku imazhi e mund thelbin, siç ndodh përgjithësisht me punët e Ramës. /tesheshi.com/