Një grua 77 vjeçare ka kërcyer e lumtur në rrugët e qytetit Perth në Australi teksa një burrë luante me kitarë. Gail ka perfomuar pa u shqetësuar fare për të tjerë ndërkohë që kitaristi Andrew Cousins argëtonte turmën në rrugën Murrey Street Mall.
Ryan Zaknich i cili ka filmuar videon tha se e ndeshi rastësisht të moshuarën para turit të tij ditët e fundit të nëntorit.
“Ajo po kërcente sikur nuk po e shihte askush”- është shprehur Zaknich për Perth Now. “Të gjithë po buzëqeshnin madje disa të tjerë iu bashkuan me kërcimet e tyre.”- shtoi ai.
Video e publikuar në faqen e Facebook Two Feet & a Heartbeat Perth’s e cila ka ngrohur zemrat e të gjithë shikuesve ka marrë mbi 200 mijë klikime./tesheshi.com/