Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

“Kiswah”, të rrallat e mbulesës së Qabes: për të, Meka ka makinën qepëse më të madhen në botë

by te Sheshi
27/08/2017
in Kryesore, Sociale & Shoqëri
Reading Time: 4 mins read
A A
“Kiswah”, të rrallat e mbulesës së Qabes: për të, Meka ka makinën qepëse më të madhen në botë

Nga Armand Bora, Mekë

Rituali i rrotullimit shtatë herë rreth Qabes, në Mekë, është padyshim një nga ritet më madhështore që njeh shoqëria njerëzore.

Jo vetëm numri i shumtë i pjesmarrësve – këtë vit prashikohet të shkojë gati dy milionë pelegrinë – por edhe thellësia e përjetimit emocional të kujtdo që bëhet pjesë e atij adhurimi, e ka bërë Qaben nga vendet më të dëshiruara për t’u vizituar.

Mjafton të mendosh se për aq kohë sa ka kujtesë njerëzimi dhe dokumenta mbi Qaben, në atë vend të shenjtë rrotullimi i besimtarëve nuk ka rreshtur për as edhe një çast; 24 orë në 24 orë aty do të ketë besimtarë që vijnë të kryejnë një nga ritet e njohura në besimin islam si Tavafi.

“Shtëpia e parë e ndërtuar për njerëz, është ajo në Mekë, e begatshme dhe udhrëfyese për mbarë njerëzimin”, shkruhet në suren Ali Imran në Kur’an, në librin e shenjtë të muslimanëve.

Qabja, e mbuluar nga Kiswah, copa prej mëndafshi të zi dhe shkruar me shkronja të arta, është kthyer në një simbol të fesë islame. Kiswah në arabisht ka kuptimin e një cope të bërë për të mbuluar.

Historia e saj është e lidhur tërësisht me historinë e Qabes.

Për herë të parë Qabeja është mbuluar, nga mbreti i Jemenit, Tobaa i tretë. Pasi dështoi ashtu si edhe dy vëllezërit e tij mbretër të mëparshëm, për ta shkatërruar Qaben, ai vendosi që ta mbulonte atë me një copë të shtrenjtë si shenjë përkujdesjeje dhe nënshtrimi ndaj saj. Mbulimi i Qabes së shenjtë ka vazhduar të konsiderohet si një nga faktorët kryesore për mbrojtjen e saj.

Pas mbretit të Jemenit, me mbulimin dhe mbrojtjen e Qabes gjatë periudhës para islame, janë marrë familje të ndryshme arabe që e konsideronin këtë si një detyrë të shenjtë.

Edhe në periudhën e Perandorisë Otomane, për mbulimin e Qabes kujdeseshin vetë sulltanët që mbanin mbi vete titullin e Kujdestarit për dy Xhamitë e Shenjta, atë në Mekë dhe tjetra në Medinë. Ka patur periudha si ajo e kalifit Al-Mamoun kur mbulesa e Qabes ndërrohej tri herë në vit duke përdorur copa mëndafshi me ngjyra të ndryshme; të kuqe, të bardhë dhe të zezë.

Mbulesa e Qabes është prodhuar në Jemen, Damask dhe Egjypt deri në momentin kur mbreti Abdul – Aziz Al – Saudi nê vitin 1952, vendosi që Kiswah të prodhohej në Saudi. Për këtë, fillimisht, u ngrit një punishte pranë Qabes me të gjitha makineritë dhe mjetet e nevojshme si copat e mëndafshit, ngjyruesit, njerëzit që do të punonin. Për 6 muaj çdo gjë u bë gati për të filluar punën dhe për të prodhuar mbulesat e Qabes, deri sa në vitin 1976 prodhimi i Kiswah filloj të bëhej në Um Al Jood, po në Mekë.

Prodhimi i mbulesës përbën një krenari kombëtare për shtetin saudit. Ambientet ku ajo prodhohet janë njëkohësisht të vizituara nga shumë pelegrinë apo të interesuar mbi teknologjinë e prodhimi të saj.

Këtë vizitë patëm mundësinë ta bënim edhe ne si të ftuar të Ministrisë së Kulturës dhe Informacionit të Arabisë Saudite. Në vizitë na shoqëronte Faisal Alharbi, një nga punonjësit drejtues i cili na shpjegoi të gjithë proçesin e prodhimit.

Koha e prodhimit të një mbulese për Qaben shkonte nga 8 deri në 10 muaj dhe në të angazhoheshin 130 deri 140 puntorë. Nga te gjitha proçeset e punës, prodhimi i rripave që vendosen në faqet e mbulesës ishte më interesanti pasi ai edhe i kishte mbetur besnik traditës.

Aty vazhdohej të qëndiseshin me dorë me fija të arta e të argjendëta, fjalë kuranore mbi rripat anësore të mbulesës. Mjeshtra të këtij punimi, të moshave të ndryshme, ku më të moshuarit ju kalonin eksperiencën më të rinjve. Të rinj e të moshuar qëndisnin me dorë mbi copën ku më parë ishte printuar imazhi i shkronjave.

Në seksionin e printimit përdorej metoda e vjetër e kalimit të inazheve mbi copë duke përdorur kallëpe të cilat linin gjurmë të bardha pudre sipas formave apo shkronjave mbi të cilat do qëndisej. Dizajni i shkrimit mbi mbulesën e Qabes ndërron herë pas here, por gjithnjë vetëm me lejen e drejtuesit të përgjithshëm të të dy Xhamive të Shenjta. Pasi mbaron proçesi i qëndisjes së rripave dhe elementëve të tjera bëhej bashkimi i tyre.

Natyrisht që bashkimi i 47 pjesëve 98 cm të gjëra dhe 14 metra të gjata ka kërkuar që të prodhohet edhe makina qepëse më e madhe në botë me një tavolinë qepëse 16 metra të gjerë dhe 14 metra të gjatë.

Në fund të vizitës tonë në Um Al Jood, në vendin ku prodhohet mbulesa e Qabes, shoqëruesi ynë Faisal Alharbi na tregon edhe laboratorin ku mbulesa testohet për të garantuar rezistencën ndaj faktorëve atmosferikë.

Në agimin e ditës së fundit të muajit gusht mbulesa e re do te niset drejt Qabes për të zëvëndësuar këtë Kiswah që mbulon Qaben.

Një proces i gjatë dhe i kujdesshëm do të nisë për vendosjen, lidhjen me litarë në pjesën e saj të sipërme dhe bashkimin e te katër faqeve duke u bërë një e vetme, gati për t’u shfaqur në sytë e pelegrinëve ditën e festës së Kurban Bajramit dhe për të pritur në një vit të tërë mijëra e mijëra besimtarë që do vazhdojnë të vinë në Qabe. /tesheshi.com/

Related Posts

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?
Diplomaci

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Papa me Emine Erdogan: Turqia, e rëndësishme për të krishterët!
Sociale & Shoqëri

Papa me Emine Erdogan: Turqia, e rëndësishme për të krishterët!

03/07/2025
Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor
Kryesore

Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor

03/07/2025
Next Post
“Rama2”, aleatët dhe deputetët e Bashës në garë për të sulmuar qeverinë e re

“Rama2”, aleatët dhe deputetët e Bashës në garë për të sulmuar qeverinë e re

Itali, shqiptari gjendet i vrarë në ballkonin e shtëpisë

Itali, shqiptari gjendet i vrarë në ballkonin e shtëpisë

Zbardhen detaje nga biseda e kryeministres serbe me homologun kosovar

Zbardhen detaje nga biseda e kryeministres serbe me homologun kosovar

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025
Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti

Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti

03/07/2025
Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni