Pas një ditë kaluar në Shkodër, kreu demokrat Basha shpreh besimin se më 25 prill do vijë ndryshimi i madh që ai pretendon se do i ndodhë Shqipërisë me të në qeverisje.
Më konkretisht, në mesazhin e tij, Basha i referohet njohjes dhe bisedës me Kismeten, kur shprehet se: “E djeshmja ishte një ditë plot energji, entuziazëm dhe shpresë. Mes shumë takimesh të shkëlqyera, më la mbresë të veçantë biseda me Kismeten. Sportisten e shkëlqyer, aktivisten dhe vajzën me kurajë dhe besim që mes shumë vështirësive ja ka dalë të marrë vlerësime kombëtare e ndërkombëtare”.
Basha vijon më tej kur shkruan se “Optimizmin dhe shpresën e saj për një Shqipëri më të mirë e shoh ngado në Shqipëri. Kudo që kam qenë, në çdo qytet e fshat, në çdo cep të Shqipërisë fryn era e ndryshimit. Të gjithë së bashku do të sjellim ndryshimin dhe Shqipëria do të fitojë”. /tesheshi.com/