Një kontroll rutinë nga policia italiane në shtëpinë ku jetonte një 23 vjeçar shqiptar çoi në zbulimin e një prej bazave të shitjes së kokainës në komunën e vogël Bra (Cuneo).
Shkak për kontrollin ishte numri i lartë i personave që hynin dhe dilnin në banesë, çka kishte ngritur dyshime të forta tek fqinjët e 23 vjeçarit.
Policia bëri kontrollin ku edhe zbuloi një sasi kokaine të pastër, e cila nëse do të shitej në treg kapte vlerën e 15 mijë euro.
Gjithashtu në banesë u bllokuar edhe material të tjera që kanë lidhje me përgatiitjen e drogës në pastër me përzierës dhe më pas përgatitjen e saj për ta hedhur në treg.
Ndoshta 23 vjeçari kishte menduar se po të shiste lëndën narkotike në rrugë do të kapej nga policia, ndaj dhe banesën ku jetonte e kishte kthyer në një bazë të shitjes së drogës. /tesheshi.com/