Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, përmes një njoftimi për media ka thënë se pas marrjes së informatës për thyerjen e derës së objektit të Kishës Ortodokse serbe në hapësirën e Kampusit Universitar të Prishtinës, si dhe raportit të Inspektoriatit dhe Policisë së Kosovës, ka ndërmarrë masat për sanimin e dëmit të shkaktuar.
“MMPH, menjëherë ka intervenuar duke dërguar ekipin e Inspektoriatit të MMPH-se dhe ka kërkuar nga ana e policisë qe edhe ata ta bëjnë një gjë të tillë. Inspektoriati ka hartuar raportin e vet, gjithashtu edhe policia ka bërë evidentimin dhe inspektimin e rastit të raportuar duke ofruar edhe raport për këtë çështje. Prandaj, me qëllim për të evituar thyerjet e mëtejshme të derës dhe të parandalimit të situatave të cilat mund të provokojnë interpretime të ndryshme deri në marrjen e një vendimi përfundimtar nga ana e institucioneve kompetente gjyqësore, sot është vendosur që të saldohet dera e objektit në fjalë”, thuhet në njoftim.
/tesheshi.com/