Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Shitje e bujshme raketash amerikane në Turqi

    Shitje e bujshme raketash amerikane në Turqi

    Një shkollë në Maqedoni merr emrin e Alija Izetbegoviç

    Një shkollë në Maqedoni merr emrin e Alija Izetbegoviç

    Tmerret në Gaza teksa Trump “bënte pazare” me arabët

    Tmerret në Gaza teksa Trump “bënte pazare” me arabët

    Trump: a e piu vërtet kafenë që i ofruan sauditët apo jo?

    Trump: a e piu vërtet kafenë që i ofruan sauditët apo jo?

    Katastrofa e një populli prej 77 vitesh që vetëm Izraeli mund ta shkaktojë

    Katastrofa e një populli prej 77 vitesh që vetëm Izraeli mund ta shkaktojë

    Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

    Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

    Burgjet “full” të BE-së

    Burgjet “full” të BE-së

    Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

    Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

    Shuhet një majtist me nam

    Shuhet një majtist me nam

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Kisha protestante në Terstenik të Drenasit do të ndërtohet; ja mënyra e dyshimtë e sigurimit të truallit pas lejes për hotel

by te Sheshi
09/05/2016
in Kryesore, Sociale & Shoqëri
Reading Time: 6 mins read
A A
Kisha protestante në Terstenik të Drenasit do të ndërtohet;  ja mënyra e dyshimtë e sigurimit të truallit pas lejes për hotel

Përfundimisht, kisha protestante në Terstenik të Drenasit do të ndërtohet. Muaj më parë, çështja e saj bëri një zhurmë në opinionin kosovar, jo aq për faktin e ndërtimit të një objekti kishtar një sekti gati inekzistent në Kosovë, por më tepër nga mënyra e dhënies së truallit ku ajo do të ndërtohej dhe pronësisë mbi të.

Në seancën e rregullt të kuvendit komunal të Drenasit e cila u mbajt me 3 maj, pra para një jave, u miratua propozim-vendimi për dhënien e përhershme të pronës për ndërtimin e kishës në fjalë. Vendimit i paraprinë tensione në kuvendin komunal për tri seanca radhazi; dhe është mjaft interesante që të përcillet një kronologji e zhvillimit të procedurave ligjore që çoi deri tek ky vendim.

E gjithë ngjarja fillon me datë 17.07.2014 kur asokohe kuvendi komunal i Drenasit pati marrë vendim konform ligjeve në fuqi për dhënien e pronës në shfrytëzim afatgjatë (ngastra kadastrale 780-0, Llazina) ndaj D.T.H “Natyra”, ku nga të dhënat e marra nga Agjencia e Regjistrimit të Bizneseve të Kosovës (ARBK), pronar i biznesit figuron të jetë Arben Bazaj. Kuvendi komunal i kishte dhënë në pronësi hapësirën prej 0.20 ha, me qëllim që D.T.H “Natyra” të investojë aty 200,000.00 euro për ndërtimin e një hoteli ku do të hapeshin disa vende të reja të pune. Por në seancën e mbajtur me 09.02.2016, në kuvend erdhi për miratim një propozim-vendim shumë kontravers, ku në njërën anë thuhej anulohet prona e dhënë ndaj përfituesit D.T.H “Natyra”, kurse në anën tjetër, pika e dytë e atij propozim-vendimi thoshte që pronës së anuluar prej 0.20 ha t’i shtohen edhe 0.70 ha ku gjithsej në total prej 0.90 ha, t’i jepen kishës protestante, përkatësisht Bashkësisë Ungjillore të Mesisë me seli në Prishtinë. Asokohe në kuvend ky propozim-vendim ngjalli diskutime të ashpra ku asambleisti nga LVV, Sokol Bylykbashi i cili vjen pikërisht nga i njëjti fshat, pati thënë në fshatin e tij nuk ka fare ndonjë banor të besimit  protestant.

Pastaj, kritika të ashpra pati lëshuar edhe asambleisti nga LDK, Rifat Bilalli; ndërsa samblesiti i pavarur, Vehbi Berisha që nga fillimi ishte kundër kësaj pike ku e pati akuzuar kryesuesin e KK-së, z. Naim Bazaj se po e shkel ligjin duke shpërfillur rregulloren e kuvendit, pasiqë asambleistëve nuk iu është dërguar materiali 7 ditë para mbledhjes ashtu siç është e përcaktuar me rregullore.

Po situata në kuvend u tensionuar fort kur asambleisti nga radhët e PDK-së, Xhavit Drenori i tha kryesuesit se kjo çështje është kryekëput konflikt interesi, pasiqë përfituesi i pronës ishte vëllai i vet kryesuesit, Naim Bazaj, gjë që u verifikua edhe nga të dhënat e marra nga ARBK. Me ketë rast, NaimBazaj iu drejtuaa me fjalë tejet të vrazhda asambleistit Drenori, duke i thënë: “mos fol maaa se të ngrehi zhag”. Por i vetmi i cili përkrahu haptas këtë propozim-vendim si dhe kërkesën e kishës Pprotestante, ishte asambleisti tjetër nga PDK, Idriz Hyseni i cili kërkoi që mos t’i mohohet  e drejta kësaj kishe veç pse janë të një besimi tjetër. Pas të gjitha këtyre polemikave, kuvendi komunal Drenasit morri vendim vetëm për anulimin e pronës së dhënë ndaj përfituesit D.T.H “Natyra”, duke e fshirë tërësisht pikën dy e cila kishte të bënte me dhënien e pronës ndaj kishës protestante; dhe përfundimisht ajo pronë të kthehej prapë në pronësi të Komunës së Drenasit.

Ndërsa në kuvend nuk u prezantua asnjë dëshmi ose letër nga D.T.H “Natyra” se pse dëshiron të heq dorë nga pronësia e tokës komunale e cila ishte dhënë me herët, ndërsa vetëm në fund të propozim-vendimit ishte dhënë një arsyetim që shkruante: “pasi që një pjesë të kësaj ngastre në sipërfaqe prej 00.20,00 ha që e ka në shfrytëzim BI “Natyra”, për hir që të realizohet projekti në tërësi i kishës protestante, shfrytëzuesi i deritanishëm i pronës ka kërkuar të anulohet vendimi për dhënien e pronës ndaj tij”.

Por si duket, kisha protestante ishte marr vesh paraprakisht me pronarin e D.T.H “Natyra”, z. Arben Bazaj, që ai të heq dorë nga prona të cila komuna e Drenasit ia kishte dhënë për të ndërtuar hotel dhe për t’i punësuar disa veta, gjë që nuk ndodhi dhe iu ndërrua destinimi tërësisht. Kjo gjë u vërtetua edhe nga kërkesa e kishës protestante e cila është bërë me 19.01.2016 ku e pohon pikërisht të njëjtën gjë. Ndërsa në seancën e radhës së mbajtur me 10.03.2016, sërish asambleistët kërkuan që të hiqet nga rendi i ditës pika 9 (pika të ndryshme), pasiqë nuk ishin pajisur me material për këtë pikë (a në këtë pikë parashihej diskutim mbi dhënien në shfrytëzim të pronës komunale për ndërtimin e “Kishës Protestante” në fshatin Tërstenik).

Pikërisht për këtë çështje, asambelisti i pavarur Vehbi Berisha i kishte shkruar edhe një e-mail zyrtar drejtorit të Departamentit ligjor dhe Monitorimit të Komunave, pranë MAPL-së, z. Agron Maxhuni ku ky e-mail iu është përcjellë edhe aekretarit të atëhershëm, Besnik Osmani dhe ministrit të MAPL-së, z. LjubomirMariq, ku Berisha kishte kërkuar sqarim dhe interpretim ligjor për dy çështje si në vijim:   A mund t’i jepet një pronë komunale një subjekti tjetër përderisa ende nuk kanë përfunduar procedurat e anulimit të asaj prone subjektit paraprak ? (sepse zyrtarisht asambleja dhe këshilltarët komunalë ende nuk kanë pranuar kurrfarë njoftimi rreth anulimit dhënies së kësaj prone në shfrytëzim ndaj përfituesit të parë, pasiqë aty është ndërtuar një objekt dhe nuk dihet se ai objekt a është vlerësuar nga komuna dhe si guxon që objekti i ndërtuar nga përfituesi i parë t’i jepet përfituesit të dytë pa vlerësim nga ana e një komisioni profesional)?Ndërsa pyetja e dytë ishte se: si mund të diskutohet dhe votohet në kuvend një çështje e tillë për të cilën nuk posedojmë fare dokumentacion? (sepse këshilltarët komunal do të duhej ta kishin dokumentacionin 7 ditë përpara).

I pyetur nga portali tesheshi.com, asambleisti Berisha pohon se ende nuk ka pranuar ndonjë përgjigje zyrtare nga MAPL, edhe pse kanë kaluar 30 ditë, dhe tani i është drejtuar Zyrës së Avokatit të Popullit duke u ankuar për mosmarrje të përgjigjes zyrtare nga MAPL-ja.

Siç duket, raportimet e mediave në lidhje çështjen e kishës protestante në fshatin Terstenik filluan të marrin dhe karakter medial, duke ngritur tensione në kuvendin komunal; dhe prandaj, në seancën e KK të Drenasit të mbajtur me 10.03.2016 nga kryesuesi Naim Bazaj, u kërkua që mediat të mos të jenë prezentë në sallën e kuvendit; megjithatë, pas insistimit të asamblistëve, konkretisht Xhavit Drenorit, mediat qëndruan në sallë. Për këtë pikë, në këtë seancë asambleistët vetëm diskutuan dhe nuk u hodhën në votim, pasiqë shumica e asambleistëve kishin lëshuar seancën duke pamundësuar kuorumin dhe vazhdimin e mëtutjeshëm të saj s.  Edhe në këtë seancë pati diskutime të ashpra, ku disa asambleistë hodhën dyshime se po bëhen dallavere me dhënien e pronave në shfrytëzim, ndërsa kryesisht diskutuan po të njëjtëttë cilët patën diskutuar edhe në seancën komunale të datës 09.02.2016.

Edhe asambleisti XhavitDrenori nga radhët e PDK-së, i shkroi një letër zyrtare drejtpërdrejt udhëheqësit të kishës protestante, z. Driton Krasniqi ku i kërkonte sqarim se në cilin fshat ka më shumë anëtarë të besimit protestant, pasi që kisha protestante kishte thënë se i ka gjithsej 120 anëtarë në 7 fshatra të ndryshme, si dhe kishte kërkuar kërkesën zyrtare të kishës drejtuar komunës së Drenasit; sepse asamblesiteve në këtë seancë iu kishte shpërndarë vetëm një letër mbështetëse e cila mbante datën 11.02.2016 ku thuhej se “Kisha Protestante ‘Qëndresa’ në fshatin Terstenik të Drenasit është themeluar si degë e Kishës Protestante Bashkësinë Ungjillore të Mesisë në Prishtinë me datë 06 Korrik 2015”; dhe kjo letër mbështetëse mbante firmën e kryeplakut Driton Bazaj i cili po ashtu është vëlla i kryesuesit të kuvendit komunal, Naim Bazaj.

Pasi u shterën diskutimet e vendim nuk mund të merrej, u vendos që kjo pikë të futet si në rendin e ditës në njërën nga seancat e radhës, ku do të sillej për miratim si propozim-vendim enkas vetëm për çështjen e kishës protestante. Prandaj për këtë çështje u mor vendim në seancën e mbajtur me 3 maj ku kërkesën e kishës protestante e paraqiti Idriz Hyseni, i cili e quajti se është e drejtë kushtetuese; ndërsa asambelsiti Xhavit Drenori theksoi se kishte marrë përgjigje zyrtare për pyetjet e bëra ditë më herët ndaj kishës protestante, porse shprehi habinë se pse ato dokumente nuk kishin ardhur qysh nga fillimi në kuvend.

Propozim-vendimi për dhënien e pronës në shfrytëzim të përhershëm ndaj kishës protestante në Terstenik kaloi me shumicë votash, por nën një hijë të rëndë dyshimesh, disa pastërtisht të vërtetuara, për abuzime me proçedurat ligjore për sigurimin e pronës.

Pra që në nisje,  është një objekt fetar i rrethuar nga një mungesë legjitimiteti, pavarësisht votave që ka marrë. /tesheshi.com/   

Related Posts

Si reagoi lobi izraelit ndaj përjashtimit të Tel Avivit nga turneu i Trump-it
Gjeopolitikë

Si reagoi lobi izraelit ndaj përjashtimit të Tel Avivit nga turneu i Trump-it

15/05/2025
Rrëzimi i avionëve indianë nga Pakistani: nëse është e vërtetë, pse ka rëndësi
Analizë

Rrëzimi i avionëve indianë nga Pakistani: nëse është e vërtetë, pse ka rëndësi

15/05/2025
Ironia: sirianët po kthehen në atdhe, shqiptarët jo!
Kryesore

Ironia: sirianët po kthehen në atdhe, shqiptarët jo!

15/05/2025
Next Post
Granit Xhaka e mohon që të ketë për të një ofertë nga Arsenali

Granit Xhaka e mohon që të ketë për të një ofertë nga Arsenali

Një këshillë me vlerë: pse nuk duhet konsumuar uji me akull kur është nxehtë

Një këshillë me vlerë: pse nuk duhet konsumuar uji me akull kur është nxehtë

Francë: adoleshentja muslimane nxirret nga shkolla për fundin e gjatë!

Francë: adoleshentja muslimane nxirret nga shkolla për fundin e gjatë!

TË FUNDIT

  • Të fundit
Si reagoi lobi izraelit ndaj përjashtimit të Tel Avivit nga turneu i Trump-it

Si reagoi lobi izraelit ndaj përjashtimit të Tel Avivit nga turneu i Trump-it

15/05/2025
Udhëheqës perëndimorë që kundërshtojnë fuqishëm Izraelin, me gojën plot: “Shtet gjenocidal!”

Udhëheqës perëndimorë që kundërshtojnë fuqishëm Izraelin, me gojën plot: “Shtet gjenocidal!”

15/05/2025
Shitje e bujshme raketash amerikane në Turqi

Shitje e bujshme raketash amerikane në Turqi

15/05/2025
Një shkollë në Maqedoni merr emrin e Alija Izetbegoviç

Një shkollë në Maqedoni merr emrin e Alija Izetbegoviç

15/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni