Momente befasuese u shpalosën në Kinën jug-qendrore kur një vajzë e vogël u var 21 metra në ajër nga dritarja e një apartamenti të katit të pestë. Vajza e vogël mbeti e varur në qafë nga hekurat e sigurisë së një pallati në Chongqing.
Fëmija u shpëtua falë një fqinji të guximshëm, i cili u ngjit në katin e pestë dhe e liroi fëmijën. Siç shihet edhe në video, fqinji trim ngjitet në fasadën e pallatit për të mbërritur tek vogëlushja 4-5 vjeçe.
Teksa ai afrohet, qytetarët mbajnë një rrjetë sigurie të improvizuar për fëmijën në rast se burri nuk arrin ta kapë vajzën e vogël. Për fat të mirë, pavarësisht shiut, ajo shpëtoi pa pësuar lëndime serioze.
Prindërit thuhet se kishin dalë për pazar, duke e lënë fëmijën vetëm në shtëpi.
Komshiu trim tha: “Nuk isha i shqetësuar për veten. Në atë moment, fëmija ishte varur tërësisht nga dritarja dhe unë doja ta shpëtoja sa më shpejt. Nuk mendova shumë…”. /tesheshi.com/