Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

    Kthimi i Yugo-s legjendare: a do preferohej sot ndër shqiptarë të Kosovës apo Maqedonisë?

    Kthimi i Yugo-s legjendare: a do preferohej sot ndër shqiptarë të Kosovës apo Maqedonisë?

    Analistët: Luftimet në Pakistan, të pashembullta në epokën e avionëve reaktivë

    Analistët: Luftimet në Pakistan, të pashembullta në epokën e avionëve reaktivë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Kinë: pse Xi mund të mbetet në pushtet për “tërë jetën”?

Më i fuqishmi pas Mao Ce Dun, tiparet e një udhëheqësi pa rivalë

by te Sheshi
15/10/2022
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 4 mins read
A A
Kinë: pse Xi mund të mbetet në pushtet për “tërë jetën”?

Presidenti kinez Xi Jinping pritet të marrë një mandat të tretë historik në krye të vendit në Kongresin e 20-të të Partisë Komuniste, i cili do të fillojë të dielën.

Nëse gjithçka shkon sipas planit, lideri 69-vjeçar do të konfirmohet si sekretar i përgjithshëm i partisë deri në fund të kongresit, i cili mbahet një herë në pesë vjet dhe do të konsolidojë pozicionin e liderit më të fuqishëm kinez pas Mao Ce Dun.

Afro 2300 delegatë nga të gjitha provincat kineze do të mblidhen të dielën në Sallën e Madhe të Popullit në sheshin Tiananmen të Pekinit, rreth të cilit masat e sigurisë janë shtuar shumë.

Kongresi do të mbahet nën masa të rrepta shëndetësore, pasi Xi vazhdon të insistojë në zbatimin e një politike të tolerancës zero ndaj koronavirusit.

Në kongresin, i cili do të zhvillohet kryesisht me dyer të mbyllura, pjesëmarrësit do të zgjedhin rreth 200 anëtarë të Komitetit Qendror të partisë, i cili më pas do të zgjedhë 25 anëtarë të Byrosë Politike dhe të Komitetit të Përhershëm të plotfuqishëm, organit më të lartë drejtues në vend.

“Kina nuk do t’i mbyllë dyert e saj për botën”

“Megjithatë, gjithçka është dakorduar paraprakisht, sepse kongresi nuk mbahet derisa të jenë dakorduar të gjitha fraksionet”, tha sinologu Zhan-Philip Beja.

Kritikët theksojnë se Xi ka eliminuar të gjithë rivalët e mundshëm politikë në vitet e fundit, veçanërisht përmes luftës së tij të gjatë kundër korrupsionit.

Në fjalimin e tij në ditën e parë të kongresit, Xi do të paraqesë vlerësimin e tij për mandatin e kaluar dhe do të përshkruajë rrugën për partinë dhe vendin për pesë vitet e ardhshme.

Në kongresin e vitit 2017, ai premtoi një epokë të re të socializmit me fytyrë kineze dhe tha se Pekini do të bashkëpunonte me botën.

“Hapja sjell përparim dhe izolimi sjell prapambetje”, tha ai. “Kina nuk do t’i mbyllë dyert e saj për botën; do të hapemi gjithnjë e më shumë”. Por pesë vjet më vonë, Kina po bën të kundërtën.

Norma e tolerancës zero për COVID-19

Ndërsa pjesa tjetër e botës po i kthehet gradualisht stilit të jetesës para pandemisë, Pekini po zbaton rreptësisht një politikë të tolerancës zero ndaj COVID-19, me kufizime udhëtimi, karantina të detyrueshme dhe bllokime të përsëritura.

Kjo strategji po shkakton probleme të mëdha për qytetarët dhe ka frikësuar edhe komunitetin e biznesit, sepse rritja ekonomike ka ngecur.

“Politika e tolerancës zero të Kinës ndaj COVID-19 po dekurajon investimet shumë të nevojshme. Kinezët e rinj vuajnë më së shumti në aspektin ekonomik dhe social”, tha Yu Jie nga think tank Chatham House, përgjegjëse për programin Azi-Paqësor.

Marrëdhëniet e Kinës me SHBA-në gjithashtu janë përkeqësuar gjatë pesë viteve të fundit, me politikën e jashtme të Xi-së që ka ngritur shqetësime nga India në Australi dhe Kanada.

“Zgjedhjet e reja, një shenjë e keqe për të drejtat e njeriut”

Vendet perëndimore po reagojnë negativisht ndaj retorikës gjithnjë e më agresive kundër Tajvanit, të cilin Pekini e konsideron territorin e tij dhe pretendon se ka të drejtë ta pushtojë atë me forcë nëse është e nevojshme. Ata gjithashtu akuzojnë Kinën për shkelje të përhapura të të drejtave të njeriut, veçanërisht në rajonin perëndimor të Xinjiang.

“Mandati i tretë i Presidentit Xi është një shenjë e keqe për të drejtat e njeriut në Kinë dhe në botë,” tha Yaqiu Wang, ekspert i lartë i Kinës në Human Rights Watch (HRW).

Partia Komuniste Kineze ka 96.7 milionë anëtarë dhe është një nga organizatat më të mëdha politike në botë, por mënyra e funksionimit të saj është kryesisht jotransparente.

Vëzhguesit mund vetëm të spekulojnë për përbërjen e ardhshme të Komitetit të Përhershëm.

Deri më tani, anëtarët e Byrosë Politike u tërhoqën pas dy mandatesh, por ndërsa Xi e ndryshoi atë politikë në mandatin e tij të tretë, kjo mund të prekë edhe të tjerët.

Zgjedhja e njerëzve për të rrethuar Xi do të jetë vendimtare, tha Steve Tsang, drejtor i Institutit Kinez të Shkollës së Studimeve Orientale dhe Afrikane në Universitetin e Londrës.

 Ndoshta një afat të përjetshëm

“Unë mendoj se Xi do të jetë i kujdesshëm për të dërguar një mesazh të qartë se askush i ngritur në Komitetin e Përhershëm të Byrosë Politike nuk do të jetë pasardhësi në Kongresin e 21-të,” tha ai.

Përbërja e Byrosë Politike do të bëhet e ditur të nesërmen e përfundimit të mbledhjes.

Nëse, siç pritej, Xi mbetet sekretar i përgjithshëm, ai do të konfirmohet si president për një mandat tjetër në takimin vjetor të Kongresit Popullor Kombëtar të Kinës në mars të vitit të ardhshëm.

Megjithëse Kongresi i 20-të i Partisë do të garantojë vetëm një mandat tjetër pesë-vjeçar, shumë mendojnë se Xi do të qëndrojë në pushtet shumë më gjatë.

“Por duke pasur parasysh promovimin e ‘mendimeve të Xi Jiping’ (d.m.th., politikat e tij), rinovimin e kultit të personalitetit dhe rëndësinë e pushtetit të tij në zemër të udhëheqjes së partisë, kjo sugjeron se ky është dikush që do të mbetet në pushtet për një kohë të gjatë, ndoshta për jetën”, tha politologu Jean-Pierre Cabestan. /tesheshi.com/

Related Posts

Sporti në Gjermaninë naziste: ideologjia dhe propaganda
Kryesore

Sporti në Gjermaninë naziste: ideologjia dhe propaganda

09/05/2025
Politico: Një amerikan në zgjedhjet shqiptare
Kryesore

Politico: Një amerikan në zgjedhjet shqiptare

09/05/2025
Nga rrënimi në shkëlqim: xhamia e famshme e një ironie politike
Kryesore

Nga rrënimi në shkëlqim: xhamia e famshme e një ironie politike

09/05/2025
Next Post
Hetim për blerjen nga BE-ja të vaksinave anti-Corona

Hetim për blerjen nga BE-ja të vaksinave anti-Corona

Rekordi i eksporteve turke në Ballkan: vendet e para, jo preferencat historike

Rekordi i eksporteve turke në Ballkan: vendet e para, jo preferencat historike

Ronaldo për Marca-n: Po bëj psikoterapi!

Ronaldo për Marca-n: Po bëj psikoterapi!

TË FUNDIT

  • Të fundit
Sporti në Gjermaninë naziste: ideologjia dhe propaganda

Sporti në Gjermaninë naziste: ideologjia dhe propaganda

09/05/2025
Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

09/05/2025
A po e kupton dhe presidenti amerikan se ç’palo njeri është kryeministri izraelit?

A po e kupton dhe presidenti amerikan se ç’palo njeri është kryeministri izraelit?

09/05/2025
Një “selfie” jo për qejf po vjen…

Një “selfie” jo për qejf po vjen…

09/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni