Një zjarr që shpërtheu në një qendër të arteve marciale në Kinë vrau 18 vetë, dhe media shtetërore raportoi se shumica e viktimave ishin fëmijë që po qëndronin atje.
Zjarri shpërtheu rreth orës 3 të mëngjesit me kohën lokale dhe më vonë u shua, njoftoi qeveria e Qarkut Zhecheng në Provincën Henan në faqen e saj të internetit.
Shkaku i zjarrit, i cili plagosi 16 persona, katër prej tyre në gjendje të rëndë, nuk dihet ende, thanë autoritetet provinciale.
Policia ka arrestuar një person të ngarkuar me qendrën, thanë autoritetet.
Shumica e viktimave ishin nxenës midis moshës 7 dhe 16 vjeç që po qëndronin në katin e dytë të qendrës.
Protokollet e këqija të sigurisë në Kinë
Zjarret në Kinë nuk janë të pazakonta, për shkak të protokolleve të dobëta të sigurisë dhe ndërtimit.
Në një nga zjarret më të këqija në vend, 309 njerëz u vranë në një klub nate në Luoyang City, gjithashtu në Henan, në Ditën e Krishtlindjes 2000.
Shumica e viktimave u mbytën në një sallë të mbushur me tym, e cila kishte vetëm dy dalje emergjence dhe nuk kishte spërkatës ose alarme tymi. /tesheshi.com/