Pasi ekonomia kineze po e ngadalëson ritmin dhe interesi i investitorëve të huaj po bie dalëngadalë, autoritetet kineze kanë menduar që t’ua bëjnë më të lehtë të huajve mundësinë për të qëndruar në vendin e largët aziatik.
Me rregullat e reja për sigurimin e banimit të përhershëm, Kina synon t’ua bëjë më të lehtë të huajve që të jetojnë e punojnë në vend.
Direktivat e qeverisë kineze kërkojnë t’i zgjerojnë kategoritë e të huajve që mund ta sigurojnë ekuivalentin kinez të green card-ës amerikane. Po ashtu parashikohet dhe thjeshtëzimi dhe lehtësimi i procedurave për studentët e huaj që kërkojnë punë.
I vogël është numri i atyre të huajve që e kanë siguruar deri më sot lejen e banimit të përhershëm në Kinë. Vetëm 7.000 të huaj kanë qenë me fat në sigurimin e banimit të përhershëm nga 600.000 të tillë që gjenden atje. /tesheshi.com/