Kina ka filluar një mënyrë tjetër për të testuar për koronavirusin.
Ekspertët tani po marrin shtupa anale nga banorët e vendbanimeve me raste të konfirmuara të COVID-19 në Pekin javën e kaluar, sipas televizionit shtetëror CCTV, raporton The Guardian.
Dr. Li Tongzeng beson se kjo metodë “mund të rrisë shkallën e zbulimit të njerëzve të infektuar” sepse gjurmët e virusit qëndrojnë më gjatë në anus sesa në traktin respirator.
Shpërthime të vogla, të lokalizuara të pandemisë në javët e fundit kanë rezultuar në mbylljen e më shumë qyteteve në Kinën veriore sesa pjesa tjetër e vendit.
CCTV tha që shtupat anale nuk do të përdoren aq shumë sa metodat e tjera sepse teknika “nuk ishte e përshtatshme”.
Ndërsa rastet rriten në të gjithë botën, Kina ka vendosur kërkesa gjithnjë e më të rrepta për ardhjet ndërkombëtare, duke kërkuar të mbajë transmetimin e brendshëm afër zeros. /tesheshi.com/