Presidenti kinez Xi Jinping dhe homologu i tij rus Vladimir Putin kanë rënë dakord mbi domosdoshmërinë e çarmatosjes së gadishullit korean, kur është fjala për armët e shkatërrimit në masë.
Në juglindje të Kinës, Xiamen, po mbahet Samiti BRICS, një organizatë që bashkon Brazilin, Rusinë, Indinë, Kinën dhe Afrikën e Jugut.
Presidentët Xi dhe Putin, ndër të tjera, biseduan rreth tensioneve aktuale në mes vendit komunist, fqinjit të tij jugor, dhe SHBA..
Xi dhe Putin dënuan testin bërthamor të Koresë së Veriut këtë mëngjes dhe shprehën pajtimin për domosdoshmërinë e gjetjes së një përgjigje adekuate ndaj këtij akti provokues.
Pasi u pajtuan se gadishulli korean duhet të pastrohet nga armët bërthamore, udhëheqësit e Kinës dhe Rusisë arritën një marrëveshje për vendosjen e komunikimit dhe bashkëpunimit të ngushtë në këtë plan. /tesheshi.com/