Kina do të japë një miliard dollarë për vendet e Amerikës Latine dhe Karaibe për të blerë një vaksinë koronavirus, njoftoi ministri i Jashtëm kinez Wang Yi.
“Ministri kinez tha se vaksina e zhvilluar në Kinë do të ishte një e mirë publike me qasje universale dhe se vendi i tij do të japë një miliard dollarë për t’u dhënë vendeve të rajonit qasje në vaksinë,” tha ministria e Jashtme meksikane.
Wang zhvilloi një takim virtual të mërkurën me përfaqësuesit e Meksikës, Argjentinës, Barbados, Kilit, Kolumbisë, Kosta Rikës, Kubës, Republikës Dominikane, Ekuadorit, Panamasë, Perusë, Trinidad e Tobagos dhe Uruguajit, raporton CNN.
Një ditë më vonë, Presidenti meksikan Andrés Manuel Lopez Obrador falënderoi Kinën për ndihmën mjekësore të dhënë dhe fondin e paralajmëruar. /tesheshi.com/