Kimi Raikkonen do të largohet nga Ferrari pas pesë vjetësh. Ai kaloi 8 sezone te Ferrari, prej nga 2007-ta e deri më 2009-ën. E më pas nga 2014-ta e deri më sot.
Ferrari konfirmoi sot largimin e Raikkonen nga radhët e saj dhe ende nuk ka konfirmim zyrtar se kush do të zëvendësojë finlandezin, por është mjaft e sigurt se do të jetë piloti 20-vjeçar i Sauber, Charles Leclerc. Ai do të bashkohet me Sebastian Vettel sezonin e ardhshëm.
Ndërsa Kim do të kthehet te Sauber, aty ku e nisi karrierën.
Raikonen do fitonte një titulli kampion me Ferrarin, pikërisht në vitin e parë të pilotimit me këtë Scuteri, në 2007-ën.
“Kontributi i Kim në ekip, si pilot dhe njeri, ishte jashtëzakonisht i rëndësishëm. Ai luajti një rol kyç në rritjen e ekipit dhe ishte gjithmonë një personazh fantastic”, u tha nga Scuderia e kokëkuqes. /tesheshi.com/