Urimi i ambasadores Yuri Kim për 8 dhjetorin ’90, ka patur, në fund, edhe frazën anti-Berisha, thënë me stil diplomatik.
“…të zgjedhim të ardhmen në vend të së shkuarës”, shkruan ajo.
“SHBA është ende me studentët e Shqipërisë në kërkesën tuaj për të qenë ‘si pjesa tjetër e Europës’.
Ne jemi krenarë që jemi Aleati juaj i NATO-s dhe mbështetja në BE. Ne duam që Shqipëria atë jetë me e drejtë, më e fortë, dhe më e pasur.
Le të vazhdojmë të punojmë së bashku për të ecur përpara dhe jo prapa, të zgjedhim të ardhmen në vend të së shkuarës”, thuhet në postimin e të besuarës së SHBA në Shqipëri.
Kujtojmë se dhe Berisha, në shumë mesazhë që lëshon këto kohë, e ka shënjestër kryesore ambasadoren amerikane. Kjo e fundit, qyshse ka marrë detyrën, s’ka preferuar ta takojë kurrë. /tesheshi.com/